Me kë e kam foshnjën në bark,
Këtë s’jua them kurrë.
Ptuh!- shfryni ju,- çfarë kurvë kjo!
Jam vajz e ndershme unë!

I mirë si shpirt është, ndaj s’tregoj
Kujt dashurinë ia dhashë.
Në qafë rreth floriri ka,
Në kokë kapelë me kashtë.

Në qoftë e thënë do ta duroj
Çdo tallje, çdo shpoti.
Se mir’ më njeh e mirë e njoh
Dhe Zoti lart e di.

Ti, zoti prift, ti, kryeplak,
Më lini, ju, të qetë!
Është e do mbesë fëmija im.
Ju ç’keni? E rrit vetë!

Johan Volfgang Gëte /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]