Nëse deri më tani kemi dëgjuar se frutat duhet t’i konsumojmë pas ushqimit, së fundmi studimet kanë treguar se kjo është një formë e gabuar.

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është mëngjesi i herët pas një gote me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur.

Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit. Kjo pasi frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejt procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera.

Pra, nëse ju hani makarona dhe pas tyre fruta, tretja e makaronave do të ndalojë tretjen e frutave dhe kështu ato do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin momentin e tretjes.