Numri i njerëzve në Mbretërinë e bashkuar që pretendojnë përfitime të lidhura me punën u rrit me 23.3% në maj duke kapur shifrën e gati 2.8 milion, sipas shifrave zyrtare të lëshuara të martën që ka të ngjarë të nënvlerësojnë numrin e madh të atributeve tregut të punës nga bllokimi i koronavirusit.

Zyra për Statistikat Kombëtare tha që e ashtuquajtura numërim i kërkesave – i cili përfshin të dy llojet e individëve si ata që punojnë me orë të reduktuara ashtu dhe ata që janë në fakt të papunë – ishte 125.9% më i lartë se në mars, muajin kur u vendosën kufizimet e bllokimit.

Agjencia e statistikave gjithashtu tha që numri i njerëzve në listën e pagave ra me 2.1%, ose 612,000, midis marsit dhe majit. “Nëse kriza e shëndetit publik po fillon të lehtësohet, shifrat e sotme tregojnë se kriza e papunësisë është vetëm fillimi,” tha Toni Wilson, drejtor i Institutit për Studime të Punësimit.

Wilson tha se papunësia po rritet më shpejt sesa gjatë Depresionit të Madh në vitet 1930 dhe pritet të arrijë në 3 milion këtë verë.

Rritja aktuale e papunësisë do të ishte shumë më e lartë po të mos ishte për Skemën e Mbajtjes së Punës të qeverisë britanike, e cila ka paguar një pjesë të madhe të pagave të më shumë se 9 milion njerëzve.

Shumë kompani kanë evituar heqjen nga puna të personelit gjatë bllokimit, si rezultat i skemës, sipas së cilës qeveria paguan deri në 80% të pagave të punëtorëve të mbajtur, deri në 2.500 paund në muaj.

Shefi i Thesarit Rishi Sunak ka thënë se nga gushti, firmat do të duhet të fillojnë të japin kontribute në pagat e punëtorëve që janë mbajtur në punë por që nuk po punojnë aktualisht, dhe se skema do të mbyllet pas dy muajsh.

Kjo po ngre shqetësimin se Britania do të shohë një rritje të madhe në shkallën zyrtare të papunësisë, e cila qëndroi në 3.9% në prill. Shifrat e qeverisë të lëshuara të martën treguan se 9.1 milion vende pune janë shkurtuar nën këtë skemë nga 1.1 milion punëdhënës me një kosto të qeverisë prej 20.8 miliardë paund.

Disa nga ata punëtorë të përfshirë në skemë do të jenë rikthyer në punët e tyre të hënën, si rezultat i rihapjes së dyqaneve jo-esenciale në Angli për herë të parë në gati tre muaj.

Është e qartë se jo të gjithë do të jenë në gjendje të ri fillojnë përsëri në punët e tyre, duke marrë parasysh që shumë firma ka të ngjarë të falimentojnë si rezultat i bllokimit. Shifrat e javës së kaluar treguan se ekonomia britanike u tkurr me 20% vetëm në muajin prill.

Sindikatat dhe punëdhënësit po kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria. Sunak pritet të njoftojë një stimul të madh fiskal gjatë javëve të ardhshme.

“Papunësia bie në mënyrë të pabarabartë në shoqëri dhe lë plagë që zgjasin me gjenerata,” tha Matthew Percival, drejtor i ‘njerëzve dhe aftësive’ në Konfederatën e Industrisë Britanike. “Prioriteti urgjent duhet të jetë krijimi i vendeve gjithëpërfshirëse sot, duke ushqyer industritë e qëndrueshme të së nesërmes. “(AP)