Mediat në Francë po shkruajnë për rolin e mjekëve të huaj në këtë pandemi nga e cila ky vend është goditur rëndë. France 24 sjell rastin e një mjekeje jofranceze, Nesrine Mahfoudhi, e cila punon në një njësi spitalore të dedikuar kundër CoVid-19. Por pagesa e saj nuk është e njëjtë me atë të kolegëve francezë, ose më saktë me atë të kolegëve që janë diplomuar në Europë. Është një diskriminim që fshihet pas kërkesave profesionale, por që me këtë situatë doli e pavlerë.

Shumë departamente të urgjencës nuk do kishin funksionuar pa mjekë me diplomë të huaj. Këta doktorë kanë bërë kaq shumë për Francën , citohet Mathias Wargon, kreu i urgjencës në një spital në lagjen Saint-Denis në Paris.

Shumë shpresojnë që kjo gjë të ndryshojë me ligjin e ri për kujdesin shëndetësor që u miratua vitin e kaluar. E njëjta situatë paraqitet edhe në Gjermani, një vend që ka ndjekur politika të posaçme për thithjen sidomos të infermierëve duke prodhuar kështu një krizë sistemike për sistemet shëndetësore të vendeve të varfra si Shqipëria.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!