India ka thyer rekordin negativ të pandemisë së CoVid-19 me një numër vdekjesh ditore që ka kapur shifrën e 3689 njerëzish dhe infektime që kapin numrin e 392 488 në 24 orë. Të shtunën numri i të infektuarve u shtua me 401 993 njerëz. Në total India ka regjistruar 19.56 milionë të infektuar me numër të përgjithshëm të vdekurish 215 542 njerëz.

Situata me infektimet ka vazhduar për më shumë se 10 ditë me 300 000 njerëz të prekur çdo 24 orë duke çuar në krizë tërësore sistemin spitalor dhe atë të shërbimit mjekësor.

Situata e krijuar ka vënë në vështirësi qeverinë e cila po bën gjithçka që të shmangë mbylljen e plotë për shkak se kjo do të prodhonte pasoja të rënda ekonomike. Në planin shëndetësor, India aktualisht po furnizohet edhe me oksigjen nga vende të tjera.