Nga Greqia kanë mbërritur ndihma në pajisje dhe furnizime mjekësore për banorët e minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë.
Sipas mediave greke ndihma është mbledhur nga Autoriteti Rajonal i Atikës dhe nga shoqata e të afërnve të të rënëve gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri.

Ndihma është dorëzuar nga konsulli grek në Gjirokastër në qendrën mjekësore te Dropullit, ndërkohë që nje ndihmë e ngjashme do të jepet edhe për Bashkinë Finiq në Sarandë.
Konsulli grek ka njoftuar se javën e ardhshme do të sillen ndihma mjekësore dhe farmaceutike për spitalin rajonal të Gjirokastër.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!