Gjiganti Kinez tha se ka vendosur rekorde të reja të ardhurash dhe fitimesh ku tre bizneset kryesore të kompanisë kanë patur rritje.
Pandemia dërgon fitimin e Lenovo në vlera rekord
Grupi Kinez Lenovo, prodhuesi më i madh në botë i kompjuterëve personalë, postoi fitim më të larët sesa kishte parashikuar duke vijuar të përfitojë nga normaliteti i ri i punës në distancë pas Covid-19.

Gjiganti Kinez tha se ka vendosur rekorde të reja të ardhurash dhe fitimesh ku tre bizneset kryesore të kompanisë kanë patur rritje.

Lenovo raportoi rritje fitimi prej 53% për tremujorin i cili u mbyll në Shtator prej 300 milionë dollarësh, mbi parashikimet e analistëve prej 224 milionë dollarë.

Ju pëlqen!

Të ardhurat e kompanisë ishin 7% në 14.5 miliardë dollarë. Sipas firmës analitike Gartner shitjet e kompjuterëve personalë u rritën me 3.6% përgjatë periudhës Korrik-Shtator.

Është rritja më e madhe në 10 vitet e fundit. Lenovo forcoi pozitat me 25.7% të tregut, përpara HP dhe Dell të cilët kanë 21.6% dhe 15.2% të tregut respektivisht.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!