Banka Qendrore Europiane ka deklaruar se do të shpenzojë 750 miliardë euro në blerjen emergjente të bondeve duke iu bashkuar kështu përpjekjeve të bankave të tjera për të përballur situatën e pandemisë.

Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme. Nuk ka kufij në angazhimin tonë për euron, shkruan në tuiter, drejtuesja e bankës, Christine Lagarde.

Në një deklaratë zyrtare BQE sqaron se një skemë prej 820 miliardë eurosh për të blerë bonde të tjerë qeveritarë dhe të korporatave do të përfundojë sapo banka të gjykojë se kriza e pandemisë të ketë mbaruar, por në çdo rast jo përpara fundit të vitit. Mendohet se kjo masë do të japë sinjale sigurie për tregjet dhe do të mbajë qarkullim të lartë të parasë.

Ju pëlqen!

Masata e marra tejkalojnë ato për krizën e vitit 2008. Banka Federale e SHBA ka vendosur të injektojë 2.5 trilionë dollarë në tregjet financiare dhje ka ukur interesin bankar në thuajse zero.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.