Vuçiq ftoi partnerët gjermanë që të sjellin sa më shumë kompani dhe furnizues në Serbi. Aleksandar Vuçiq, miku i Edi Ramës dhe Hashim Thacit, tha dje (12.06.2019) se në pesë muajt e parë të vitit 2019, Serbia tërhoqi 17% më shumë investime të huaja, se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjellë MekuliPress.

Presidenti Vuçiç e tha këtë fakt perderisa dje mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të një fabrike të prodhimit të makinave elektrike në Pançevo, qytet pranë Beogradit.

Investimi është 160 milionë euro dhe ai është kryer nga kompania gjermane ZF’s E-Mobility. Siç njoftohet fabrika do të prodhojë motorra elektrikë, makina elektirke dhe gjeneratorë për njësi hibride dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 6 hektarësh.

Presidenti serb thotë se, kompanitë gjermane në Serbi punësojnë rreth 58,000 njerëz.

ZF, një prodhues kryesor i komponentëve të makinave, punëson më shumë se 140,000 njerëz në 230 vende në 40 vende dhe të ardhurat e saj vjetore arrijnë në rreth 36 miliardë euro.

Kjo linjë i shtohet linjave të tjera të investimeve në Serbi, një vend që konsiderohet se është I mirë për biznes dhe ka një forcë pune të kualifikuar dhe serioze. Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb ka vënë në dukje raportin shumë të mirë ekonomik mes të dyja vendeve, dëshmi kjo që sqaron faktin se në Beograd nuk e lënë pas dore ekonominë, pavarësisht se retorika mbetet po ajo. Në këtë fabrikë do të punësohen menjëherë 300 punëtorë, përcjellë MekuliPress.

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Serbi – Pancevë
VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]