Maqedonia e Veriut e nisi me humbje pjesëmarrjen e parë historike në në një Kampionat Evropian, pasi pësoi me rezultat 3-1 nga Austria.

Skuadra ballkanike u kualifikua në ‘Euro 2020’ përmes Ligës Ballkanike, ndërsa golin e parë historik për këtë përfaqësuese e realizoi veterani Goran Pandev, i cili në atë çast i barazoi shifrat. Mirëpo, më vonë austriakët i shënuan edhe dy gola të tjerë për ta fituar takimin.

Ndeshjen e zhvilluar në “Arena Nationala” në Bukuresht nga minuta e parë e nisën katër futbollistë shqiptarë.

Ju pëlqen!

Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Visar Musliu startuan në formacionin e përzgjedhësit Igor Angelovski.

Mirëpo, në momentin e intonimit të himnit shtetëror, derisa lojtarët maqedonas përpiqeshin ta motivojnë veten duke kënduar fuqishëm, futbollistët shqiptarë zgjodhën të mos e këndonin himnin e Maqedonisë së Veriut.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.