Një vajzë pesë vjeçare shihet në rrënojat e një ndërtese, pas një bombardimi me predha ruse, duke mbajtur motrën e vogël foshnje nga bluza, edhe pse vetë ka ngecur mes gurëve dhe është lënduar për vdekje.

Babai i vajzave ngjitet mes rrënojave dhe përpiqet t’i kapë, me ndihmën e fqinjëve të cilët rendin menjëherë për t’i shpëtuar.

Pasi i nxorën i dërguan menjëherë të dyja në spital, por fatkeqësisht 5-vjeçarja ndërroi jetë prej plagëve të marra. Motra e vogël është në reanimacion.

Në dy javët e fundit ka pasur luftime të shumta në Siri. Qeveria e Asadit dhe aleati i tij ushtarak, Rusia, këmbëngulin se kanë goditur vetëm forcat rebele, por OKB thotë se më shumë se 100 veta kanë vdekur nga luftimet e fundit, dhe një e katërta e tyre janë fëmijë.

Image
Image

 – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]