Më 19 maj të vitit 1999 në burgun famëkeq të Dubravës, kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë, kishte fillura mizoria e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të burgosurve shqiptarë.

Në video shihen trupat e shqiptarëve të vrarë nga policia dhe ushtria serbe dhe ndërtesa e burgut e shkatërruar nga bombardimet e NATO-s.

Në maj të vitit 1999, ndodh një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun e Dubravës. Ky burg i sigurisë së lartë, gjatë luftës së fundit në Kosovë përdoret edhe nga forcat policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë. Meqë pushteti serb kishte informata se do të bombardohet ky kompleks, nga burgjet e ndryshme të Serbisë e të Kosovës sillen të burgosurit politikë shqiptarë. Qëllimi ishte i qartë: që ata të vriten nga bombat e NATO-s dhe nga vetë forcat serbe, për të fajësuar pastaj aleancën perëndimore.

Në këtë burg do të ndodhin krimet më makabre që mund të përshkruhen më së miri me fjalët e Mustafë Kolgecit, një prej të mbijetuarve të kësaj masakre: “Nuk ka shkrimtar, nuk ka poet, nuk ka regjisor që mund të ilustrojë ato tmerre. Kishte çaste kur vdekja, krahasuar me jetën në burg, dukej shumë më e mirë”.

Image