Xhevdet Qeriqi, bashkëluftëtar i heroit Mujë Krasniqi dhe Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, ka sjell pamje nga vendi ku 21 vjet më parë ranë 41 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeriqi shprehet se ishin duke u kthyer nga Shqipëria, që kishin shkuar për të marrë armatim dhe municion, dhe me të hyrë në Kosovë kishin rënë në pritë të armikut.

“Ky është vendi ku para 21 viteve, duke u kthyer nga Shqipëria, që kishim shkuar për të marrë armatim dhe municion, pikërisht këtu kemi rënë në pritë të armikut më 14.12.1998. Pas luftimeve të cilat janë zhvilluar fyt për fyt, i kemi humbur 41 bashkëluftëtar dhe shumë të tjerë ishim plagosur”, shkruan Qeriqi.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.