I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në paraqitjen që e pati në Bibliotekën Kombëtare ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin nuk është takuar sot.

Palmer duke folur për Kurtin ka thënë se pritjet e SHBA-së për të si kryeministër janë se ai të jetë një partner i mirë.

Ai ka folur edhe për një takim që shton se e ka pasur dy ditë më parë me Kurtin derisa po qëndronte për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ju pëlqen!

“Njihemi shumë gjatë, Kurtin e kam takuar në Shkup”, thotë ai.

Sa i përket dialogut, Palmer thotë se Albin Kurti duhet të integrojë mendimin e tij për dialogun.

“Kurti duhet të integrojë në të menduarit e tij se dialogu është i rëndësishëm edhe për SHBA-në”, shton ai.

Lexo po ashtu:  BE krijon draft listën e shteteve me të cilat do të hapë kufijtë, në të edhe Kosova
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!