Gjatë emisionit “Java” në RTSh, kryetari i Partisë “Zgjidhja”, ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka bërë disa komente që mund të konsiderohen si një paralajmërim. Sipas tij, faktori ndërkombëtar ka përgjegjësi për atë që po ndodh në Shqipëri, një vend ku nuk ekziston më as Republika, por vetëm një autokraci hibride.

Në rrugëtimin që ka marrë kriza politike shqiptare, Kokëdhima sheh vetëm një zgjidhje: ose Edi Rama do të pranojë largimin dhe mandej të kalohet në një pakt kombëtar për rithemelimin e sistemit politik dhe rishikimin e Kushtetutës, ose vendi do të shkojë në luftë.

Janë ende 350 mijë kallashnikovë në duart e shqiptarëve,tha Kokëdhima.

Sipas tij është dinamika e krizës që çon drejt përplasjes civile të ushqyer nga autizmi dhe arroganca e një qeverie që prokuron sipas midesë së një njeriu buxhetin publik të shqiptarëve.  Kreu i “Zgjidhja”, dikur një njeri shumë i afërt me Kryeministrin Edi Rama, ka paralajmëruar që skenari i përplasjes nuk duhet parë si shumë i çuditshëm, ndërkohë që ka bërë thirrje për PD-në dhe LSI-në që të deklarojnë shkëputjen përfundimtare nga qeverisja e tyre kriminale dhe blerja e votës në mënyrë që të rifaktorizohen në zhvillimet e reja që presin vendin.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]