Kur gjuha juaj eshte e thatë, ju mendoni se nuk ka ndonjë problem. Por kur shikoni se ka mungesë pështyme, kjo simptome quhet kserostomia.

Kjo është një simptomë e zakonshme dhe mund të jetë një efekt anësor i marrjes së llojeve të caktuara të ilaçeve.

Por mund të jetë edhe si pasojë e problemeve të dhëmbëve, sepse pështyma pastron gojën tuaj nga ushqimet dhe bakteret e vepron si pjesë e procesit të tretjes.

Para së gjithash, kserostomia mund të ndodhë për shkak të stresit dhe dehidratimit. Gjëndrat tuaja të pështymës mund të ndalojnë prodhimin e pështymës së mjaftueshme në këto raste.

Nëse jeni përballur me këtë problem, ekzistojnë disa mjete që mund të përdorni për t’u kujdesur për gojën tuaj:

Pini shumë ujë

Dehidratimi është një shkak i zakonshëm i gojës së thatë. Mjekët rekomandojnë të pijnë 8 gota uji në ditë. Që do të thotë afërsisht 2 litra ujë.

Shmangni pijet me kafeinë.

Siç mund ta vëreni pirja e kafesë ju bën të keni më shumë etje gjatë ditës. Shmangni pijet me kafeinë, sepse kafeina është diuretik që shkakton humbje fluide. Kafeja dhe çaji mund ta përkeqësojnë problemin e gojës së thatë.

Hani ushqim me kos dhe limon

Ushqimi i thartë stimulon gjëndrat e pështymës. Shtrydhja e gjysmë limoni në një gotë uji është zgjidhja perfekte. Por kini kujdes me këtë, sepse acidi nga limoni mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

Shmangni përdorimin e produkteve të duhanit

Duhani mund të zvogëlojë prodhimin e pështymës, veçanërisht nëse ju merrni ilaçe në të njëjtën kohë. Gjithashtu, tymi nga cigaret mund të irr.it.ojë gjëndrat tuaja të pështymës.

Hani një karamele pa sheqer.

Kjo do t’ju japë një lehtësim afatshkurtër. Është gjithmonë më mirë se një karaele normale e cila mund të shkaktojë dëmtim të dhëmbëve.

Mbroni buzët e thata.

Përdorni balsam hidratues ose buzëkuq për buzët tuaja. Buzët e thata pothuajse gjithmonë shkaktojnë më shumë siklet nëse keni kserostomia.

Ruajtja e higjienës së mirë në gojë.

Kujdesuni për higjienën tuaj orale. Lani dhëmbët tuaj të paktën dy herë në ditë, përtypni çamçakëz pa sheqer, dhe vizitoni rregullisht dentistin tuaj