ALI HADRI: Dua të të them diçka (Aliu është me kancer në mëlqi dhe cerozë) që duhet ta dish vetëm ti. Së shpejti do të shkoj në Selinë e OKB e ta takoj përfaqësuesin e Shqipërisë. Në Tiranë para vitit 1981 na patën propozuar për anëtarë të Akademis së Shkencave të Shqipërisë. Po t‘na propozojn sot (29.11.1987 zhvillohet kjo bisedê)mua, Ty Rexhë edhe Idrizin ( Ajeti) a do ta ktheje titullin e akademikut të Shqipërisë ti?
(Qosja e shikon gjatë )

REXHEP QOSJA: Si ma bën këtë pyetje, vëllaçko!


ALI HADRI: A ma jep fjalën?

Ju pëlqen!


REXHEP QOSJA: E si mos ta jap fjalën! Kurrë s‘do ta ktheja! Kurrë! Kurrë!


ALI HADRI: Hallall të qoftë! E kam ditur!
( Aliu merr me të dy duart dorën e djathtë të Rexhep Qosjes, e vë në gjoksin e tij, mbi zemër dhe e shtrëngon gjatë, gjatë.
Heshtje e gjatë.)


REXHEP QOSJA: E ti,vëllaçko, a do ta ktheje?


ALI HADRI: Kurrë për të gjallë, kurrë; është dëshira më e madhe e jetës sime sot. Anëtar Akademie në Shqipëri. Dëshiroj të jemi bashkë atje.


REXHEP QOSJA: Do të jemi, vëllaçko, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë të dy, mos sot nesër!


ALI HADRI: Ky është amaneti im që ta thash vetëm ty vëllaçko,,,

( Tre ditë më vonë vdes akademiku, profesori i Qosjes kur ky ishte nxënës i normales së Prishtinës Ali Hadri në ora dhjetë e tridhjet minuta.)

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.