Ballina Blog Faqe 3624

Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje; 13 hapsira pa foto, ku në çdonjërën shkruan: “Mandat i vjedhur”

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, pas fotografive dhe emrave të deputetëve të kësaj partie, janë radhitur edhe 13 pozita tjera, pa foto, ku në çdonjërën shkruan “Mandat i vjedhur”.

VV-në në mënyrë të organizuar, dhe me qëllim shkatërrimi të këtij subjekti politik, e kanë sulmuar 13 deputetë në bashkëpunim me grupet dhe klanet e ndryshme politike dhe ekonomike.

Më pas 12 deputetë kanë formuar krahun e tyre politik, të quajtur PSD, ndërsa Donika Kadaj-Bujupi është kthyer “në shtëpinë e saj të vjetër”, në AKK.

Ju pëlqen!

Lumturia: Burrat dhe gratë e përjetojnë në mënyra të ndryshme

Cilët janë më të lumtur:burrat apo gratë? Pyetja është e shtruar gabim, dhe nuk është aspak e dobishme. Shkenca konfirmon se meshkujt dhe femrat përjetojnë emocione – pozitive ose negative – në mënyra të ndryshme.

Ajo që e përshkruan tablonë komplekse të këtyre dallimeve, siç rezulton nga hulumtimi më i fundit, është një artikull i botuar në “The Conversation”.

“Lumturia e grave” (një emërtim i dobishëm për të lehtësuar diskutimin), ka pësuar një rënie gjatë 30 viteve të fundit, edhe pse disa studime statistikore të kohëve të fundit, tregojnë se ajo arrin kulmin e vet në pleqëri, kur reduktohen presionet lidhur me jetën familjare.

Gratë rrezikohen ndërkohë dy herë më shumë se sa burrat nga depresioni, por dalin më shpejt prej tij (si dhe janë më shumë më të prirura, për të kërkuar ndihmë terapeutike).

Emocionet janë më të forta

Kjo predispozitë, balancohet nga fakti që tek femrat, emocionet pozitive përjetohen me një intensitet më të madh. Ndoshta për arsye të lidhura me evolucionin, gratë e shprehin më lehtë gëzimin, afërsinë, por edhe frikën, të gjithë përbërës që lidhen me marrëdhëniet shoqërore që duhen kultivuar.

Këto emocione (me përjashtim të zemërimit), ndahen gjithashtu më lehtë me të tjerët në nivelin verbal:në përgjithësi, besohet se lumturia e grave, është më shumë e lidhur me kontekstin relacional në krahasim me atë të burrave.

E fyer? Kush, unë?

Disa studime, konfirmojnë që gratë arrijnë rezultate më të larta në detyrat e njohjes emocionale, ndjeshmërisë sociale dhe empatisë. Pro ato që mund të duken si “avantazhe”, kundër-balancohen nga problemi i zemërimit. Burrat janë më të prirur ta shprehin haptazi zemërimin, dhe ta drejtojnë atë mbi personin në fjalë.

Nga ana tjetër, për gratë nuk është “e pranueshme në rrafshin shoqëror” të shprehin hapur zemërimin e tyre:pra, ato kanë prirjen ta mbajnë përbrenda atë, një faktor që sipas shkencëtarëve, kontribuon në një ndjeshmërinë më të madhe të grave ndaj stresit dhe depresionit.

Më të qëndrueshëm

Burrat tregojnë një kapacitet më të madh për zgjidhjen e problemeve dhe fleksibilitet njohës, tipare që mund të kontribuojnë në një gjendje më të qëndrueshme pozitive, më pak të lidhur me luhatjet e jashtme. Nga ana e tyre, gratë mezi ia dalin të ruajnë një gjendje humori, nëse këtë nuk e lejon mjedisi social përreth.

Për shembull, ato kanë më shumë të ngjarë t’u japin përparësi nevojave të të tjerëve në krahasim me të tyren, një tipar që i bën ato edhe më të prirura ndaj pakënaqësisë dhe zhgënjimit. Për burrat, është më e lehtë të kultivojnë mirëqenien e lidhur me kënaqësinë dhe hedonizmin.

Ajo çfarë na bashkon

Siç mund ta shihni, çështja është komplekse, dhe është akoma më shumë nëse kihet parasysh personaliteti i secilit, përtej përgjithësimeve shumë të thjeshtëzuara. Pavarësisht ndryshimeve, përfitimet e lumturisë tek humori dhe shëndeti, kanë të bëjnë me të gjithë pa dallim, dhe më e rëndësishmja, ato janë gjithsesi janë të lidhura me marrëdhëniet shoqërore, dhe jo vetëm me individualitetin. / Focus – Bota.al

Ju pëlqen!

Sa para dërguan mërgimtarët në Kosovë?

Vendet nga të cilat më së shumti mërgimtarët i kanë dërguar paratë në Kosovë prinë Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA dhe vendet tjera

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta në Kosovë, ekonomia e Kosovës, po varet nga remitencat.

Zëdhënësi në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) Kushtrim Ahmeti, bëri të ditur se nga muaji janar deri në muajin tetor të 2018-ës, vlera e mjeteve monetare të dërguara nga mërgimtarët ka arritur shifrën e 662.9 milionë euro.

“Ndërsa në vitin 2017, vlera e remitencave të dërguara nga mërgimtarët arriti në vlerën prej 758.7 milionë eurosh”, tha Ahmeti për televizionin publik të Kosovës.

Sipas tij, në vitin 2017 dhe deri në muajin tetor të vitit 2018, vendet nga të cilat më së shumti mërgimtarët i kanë dërguar paratë në Kosovë prinë Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA dhe vendet tjera.

Kurse ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, tha se megjithëse diaspora po ndihmon shumë para në Kosovë, kjo po ndikon në konsumin ditor dhe nuk ka ndonjë agjendë të qartë për mjetet nga diaspora dhe nuk ka politika të mira ekonomike për to.

“Duhet të bëjmë më shumë për kategori, institucionet e Kosovës duhet të krijojnë politika që ato para që janë qindra miliona euro të jenë në shërbim të zhvillimit dhe jo vetëm të konsumit dhe të eksportimit të parasë së gatshme”, tha ai për televizionin publik.

Gërxhaliu i cili vitin e kaluar është emëruar sekretar gjeneral në Forumin Investiv të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, tha roli i diasporës në zhvillimin e Kosovës, është multidimensional.

Ndryshe diaspora kosovare llogaritet si njëra ndër ato që dërgon miliona euro në vendlindje.

Ju pëlqen!

Keni shenja të bardha në thonj? Tregojnë diçka të rëndësishme për shëndetin tuaj

Keni pyetur ndonjëherë vetën se çfarë i shkakton shenjat e bardha në thonj?

Nëse doni të mësoni më shumë për shëndetin tuaj, ju duhet të kontrolloni para së gjithash duart tuaja, konkretisht thonjtë.

Linjat e bardha ose pikat në thonj mund të jenë tregues se po luftoni me një infeksion, ose keni mangësi të ndonjë minerali.

Termi teknik për këto pika të bardha është leukonikia. Dhe, sipas Healthline, ka disa arsye pse jeni duke i përjetuar ato.

Reaksioni alergjik mund të shkaktojë shfaqjen e shenjave. Trupi juaj mund të reagojë keq ndaj ngjtyrës së thonjve, shkëlqimin ose thonjve artificialë.

Nëse besoni që jeni pjesë e këtij rasti, ndërpritni përdorimin e këtyre produkteve për një kohë për të parë nëse zhduken këto shenja.

Përderisa është e natyrshme që thonjtë tuaj të ndryshojnë me kalimin e kohës, kërkimi i këshillave mjekësore mund të jetë një domosdoshmëri.

Ju pëlqen!

Lekaj nesër merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nesër do të marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e komunës së Rahovecit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, në këtë dëgjim publik qytetarët e Rahovecit do të njoftohen për projektet ideore të autostradës së Dukagjinit dhe të japin komentet e tyre.

Dëgjimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal me fillim prej orës 11:30. 

Ju pëlqen!

Manchester City, Guardiola: “Ai ka lindur dhe do të vdesë me atë”

I lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Arsenal, dhe veçanërisht për shpërthimin e bomberit argjentinas Sergio Aguero, autor i tripletës së të dielës ndaj “Topçinjve”, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola nuk ka kursyer superlativat pas triumfit 3-1.

“Sergio Aguero ka lindur me atë talent dhe do të vdesë me atë!”, deklaroi Guardiola i cili në koment të fitores vijoi:

“Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë ne për të fituar ndeshjet: të jemi në maksimumin tonë për gjatë të gjithë 90 minutëshit. Ne jemi të mirë kur bëjmë atë që duhet të bëjmë. Nuk kam patur kurrë dyshime gjatë 3 viteve që ndodhem këtu”.

“E kuptoj presionin për të fituar ndeshjet. Pas ndeshjes me Newcastle, Liverpool ishte shtatë pikë para nesh, ndërsa tani janë vetëm me dy pikë epërsi”.

“Normalisht ata kanë edhe një ndeshje më shumë në dispozicion dhe kanë kualitet, por West Ham është një ekip i mirë. Duke filluar nga nesër duhet të menojmë për ndeshjen me Everton, e më pas për Chelsean. 

“Është një javë e vështirë për ne”, vijoi Guardiola, i cili përballë Emery nuk ka humbur asnjë përballje gjatë karrierës së tij.

Ju pëlqen!

Një ndër gratë më të fuqishme në botë kryen vet blerjet për shtëpi

Angela Merkel mbetet një nga personalitet më të fuqishme politike, që arriti të mbajë postin e Kancelares Federale të Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa që 10 prilli 2000, kryetare e Unionit Demokristian të Gjermanisë(CDU).

Angela Merkel ka luajtur rëndësishëm në politiken Europiane prandaj me 31 Dhjetor 2014 u zgjodh personi i vitit nga revista prestigjioze NEW YORK TIMES. Merkel krahas kësaj mbetet një person modest dhe shumë njerëzor.

Aktori Jeton Zogjani e ka publikuar një fotografi të Merkel derisa shihet duke kryer blerjet në një super-market në Gjermani.

Ju pëlqen!

Si ta ndihmoni fëmijën ta balancojë kohën para ekranit me gjumë të shëndetshëm

Shumica e fëmijëve nuk janë duke bërë gjumë të mjaftueshëm këto ditë. Madje as të rriturit, por ky është faji jonë – ne jemi të rritur.

Një prej shkaktarëve kryesorë se përse fëmijët po kanë mungesë gjumi janë pajisjet elektronike, ndërkaq mungesa e gjumit ka efekte negative në disponimin e fëmijës, në performancën akademike në shkollë, në zhvillimin fizik, si dhe në shëndetin mendor.

Por, nëse fëmija juaj ka probleme ta balancojë kohën që e shpenzon para ekranit dhe gjumin e shëndetshëm, si mund tan ndihmoni ju?

Largojeni teknologjinë nga dhoma e fjetjes!

Nëse nuk i besoni fëmijës për ta ndalur telefonin, laptopin apo televizorin, atëherë thjesht largoni të gjitha pajisjet elektronike nga dhoma e fëmijës.

Sigurohuni se koha me familjen, detyrat e shkollës dhe të shtëpisë janë primare

Brenda limiteve të arsyeshme, përdorimi i pajisjeve elektronike nuk është problem i madh dhe mund të ketë efekt pozitiv.

Fëmijët madje mund të mësojnë shumë gjëra duke luajtur video-lojëra ose duke shikuar video edukative, por edhe t’i forcojnë aftësitë komunikuese përmes shkëmbimit të mesazheve në internet.

Megjithatë, para video-lojërave, YouTube-s apo Instagram-it gjithmonë duhet të jenë detyrat e shkollës, detyrat e shtëpisë (p.sh. pastrimi i dhomës) dhe koha që e shpenzon fëmija me familjen.  Koha e shpenzuar para ekranit duhet të trajtohet si privilegj.

Ju pëlqen!

Nëna e tre fëmijëve pranoi strijat e veta dhe tepricën e lëkurës dhe është bërë inspirim i mijëra ndjekësve (Foto)

Kjo kanadeze ka humbur 50 kilogramë dhe ka vendosur t’i motivojë të tjerët që ta pranojnë trupin e vet

Nëna e tre fëmijëve me krenari tregon strijat e veta dhe celulitin në rrjetet shoqërore, madje e përkrahin 170 mijë ndjekës në Instagram.

Sarah Nicole Landry, 34-vjeçare, na Kanadaja, ka grumbulluar kilogramët në tri shtatzëni, posaçërisht ka shtuar peshë pas lindjes.

Më në fund kur vendosi të punojë në shëndetin dhe linjën e vet, ka humbur 52 kilogramë. Mirëpo, në trup i kanë mbetur teprica e lëkurës, strijat dhe celuliti, ndërkaq zonat kritike i janë stomaku, vithet dhe këmbët.

Me gjithë humbjen e shumë kilogramëve, kjo nënë e tre fëmijëve është ndier e pasigurt në linjën e saj. Ka filluar të punojë në vetëbesimin e vet dhe të ushtrojë që të mos i bëhet pengesë dukja e saj.

Me kalimin e kohës ka filluar gjithnjë e më shumë të vërë në pah linjën, madje tani ka përkrahje të madhe nga publiku, i cili e ndjek pikërisht për shkak të “të metave” të saj klasike.

“Kisha frikë që njerëzit do të thoshin që duken e neveritshme. Kam pushuar të ndjek profilet në rrjetet shoqërore për shkak të të cilave ndihesha keq dhe kam filluar të ndjekë ato pozitive. Kjo më ka ndihmuar në ndryshimin e mënyrës së të menduarit dhe të përjetuarit të vetvetes”, thotë ajo.

“Trupi im është kështu me arsye dhe nuk jam e detyruar që vazhdimisht ta perfeksionoj. Të qenët pak e përsosur më parë më dukej e tmerrshme, mirëpo tani jo. Tani e kuptoj që trupi im nuk ka kurrfarë lidhjeje me atë se sa vlej si person. Nuk dëshiroj që deri në fund të jetës të brengosen për shkak të celulitit dhe strijave. Dëshiroj të kënaqem me jetën dhe me familjen time”, ka shtuar Landry. 

Ju pëlqen!

Media, kjo regjisore e realitetit

Nga Gëzim Mekuli.

Përfaqësuesit politikë, që shfaqen në ekran, tanimë nuk lodhen shumë t’i mbrojnë interesat qytetare e kombëtare në Parlament. Këta aktrojnë tërë ditën për të krijuar pamje të këndshme e tërheqëse mediatike për veten e tyre dhe për partinë e tyre. Duhet pranuar se, në dy vjetët e fundit, tek ne shqiptarët, kemi pasur një mediatizimit të tejskajshëm të politikës.
Pse mendoj kështu?
Mendoj kështu sepse aktorët politikë, duke përfshirë edhe udhëheqësit nëpër organizata joqeveritare (OJQ), u detyruan t’i përshtaten formës dhe përmbajtjes së medieve si dhe mënyrës së tyre të të menduarit. E kjo “përshtatje” u bë vetëm e vetëm për ta fituar vëmendjen në hapësirën publike. Kësisoj medie, veçanërisht televizioni publik “RTK”, arriti dhe mundi të ndikojë e të vendosë në përcaktimin e rregullave të lojës së saj politike.

Veçoria e medies shqipe sot

Nëse dëshironi t’i arrini mediet, atëherë duhet të dini se si ato i hartojnë intervistat, lajmet dhe raportet:
• Mediet përparësi dhe favore po u kushtojnë të veçantës, të pazakontës, titujve të krizës dhe lajmit të bujshëm.
• Ato po theksojnë personat para procesit.
• Ato po thjeshtësojnë politikën dhe po minimizojnë problemet e shoqërisë sonë.
• Ato po dramatizojnë dhe përforcojnë konfliktet brendapërbrenda hapësirës sonë publike. Për shembull për mospajtimet dhe fërkimet e vogla politike, bëhet “bujë”, sepse “mosmarrëveshja“, “konflikti“dhe “ballafaqimi“ politik shkakton më shumë vëmendje në publik, sesa pajtimi, ujdia dhe harmonia.
• Ato po fokusohen kryesisht në “njerëz të famshëm“ dhe në elitat, d. m. th. tek personat në poste kyçe (ose kombeve udhëheqëse si Gjermania, Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara por edhe Serbia).
• Mediet po “mjegullojnë“ kufirin në mes argëtimit dhe prezantimin të lajmeve. Shpesh nuk është e lehtë të kuptohet se cili është “lajmi“ e cili ishte “argëtimi”.
• Ato po vënë theksin gjithnjë në rritje mbi intimitetin, personalen dhe privaten.
• Ato prioritet po u japin ndodhive që përcillen nga pamorja: me fotografi emocionale dhe video mbresëlënëse e befasuese.

Media, zot i politikës
Njohësi i medieve Hernes, që në vitin 1985, lansoi “hipotezën e trekëndëshit“. Ai pohoi se mediet kanë tendencë për të sajuar dhe për të paraqitur grupet dhe individët si palë në konflikt, ndërsa ata vetë, pra mediet, paraqiten si palë e tretë dhe, kënaqen me “detyrën e madhe“ për të aranzhuar duele televizive. Kështu, mediet paraqesin vetëm pikëpamjet e një partie, shpesh si një formulim të përkryer. Pastaj, pak më vonë, këto u japin leje edhe palës së kundërt për komente dhe për formulimet e tyre të reja.
Njerëzit që lejohen të kyçen në debat, janë ata që perceptohen si kundërshtarë “të papajtueshëm dhe armiqësor”. Sepse një sherr i hapur mes njerëzve, e vecanërisht i atyre në pozita të larta, ngjallë interes dhe përfshinë shikueshmëri dhe lexueshmëri më të lartë. Fatkeqësisht, në shumë raste mediet shqipe, nuk e kanë redaktuar vetëm “realitetin tonë“ politik, por këto edhe e kanë drejtuar atë, mu sikur ky të ishte një film, ku aktorëve u caktohen role dhe dialogë të ndryshme nga regjisori. Programet ku diskutohet e ku debatohet janë shpesh thjeshtësim dhe përforcim i kundërthënieve në debate, e jo ndihmë për zgjedhje të problemit.

Politika si argëtim
Një numër i madh i politikanëve tanë marrin pjesë në programet humoristike dhe argëtuese nëpër televizione të ndryshme. Është interesant të theksohet se, disa politikanë sot na dalin si të “famshëm” dhe, që kanë audiencë edhe përtej punës së tyre në qeveri dhe parlament. Edhe kur ka trajtime të problemeve të rëndësishme politike, ata zgjedhin të përdorin efekte retorike për të përforcuar vlerën argëtuese të “lajmit“. Për shembull ne kemi debatin dhe fjalorin “argëtues e zhvlerësues“ të kryeministrit Isa Mustafa, drejtuar ish partnerit të tij të “Bllokut”, z. Kurti të Lëvizjes Vetëvendosje!. Mund të themi se, shumë redaktorë të medies shqipe, mund të quhen edhe “redaktorë të programeve humoristike dhe argëtuese.
Ai apo ajo që dëshiron të ketë sukses në politikën e Prishtinës (dhe Tiranës, gjithsesi), duhet së pari të ketë “sukses” në media. Do që të arrish te lexuesi dhe shikuesi shqiptar, atëherë ti duhet të kesh shkëlqimin e duhur, duhet të krijosh besimin, të rrezatosh vetëbesim, energji dhe humor. Për shumëkënd, ky është një akt i vështirë drejtpeshimi. Sepse ti duhet të jesh i “përshtatshëm“ në programet argëtuese televizive, por gjithsesi duhet të “shitesh“ edhe si një politikan serioz e profesional në programet debatuese që organizohen nesër.
Beteja për vëmendjen e medieve, është me të vërtetë, një luftë për të dalë para publikut me “besueshmëri“. Sepse votuesit që të votojnë ty mund të pyesin, a kemi besim te ky njeri apo te kjo grua? Për më tepër “politikanët tanë” e dinë se, ka shumë njerëz që, sot, më me qejf rrinë ulur në shtëpi dhe shikojnë televizionin, sesa njerëz që shkojnë nëpër debate dhe takime partiake. Është më mirë për të takuar 200. 000 votues të mundshëm të rinj nëpërmjet një studio televizive, se të kalosh kohën në një “takim publik” me 27 pjesëmarrës fanatik partiak. Shkurt e shqip, mediet shqipe janë “krijues profesional të realitetit”. Ato po krijojnë një pamje të “realitetit” nëpërmjet “informacionit”, “debatit” dhe “argëtimit” që kjo vet e imponon.
A nuk e kemi “realitetin politik”, të krijuar nga “bashkëpunimi“ media dhe politikë, për Kosovën si shtet unik e i pandarë dhe i “parrezikuar” nga politikat separatiste serbe, të krijuar pas nënshkrimit të marrëveshjes për formimin e bashkësisë serbe në Kosovë?

Ju pëlqen!

Lajmet e fundit