Ballina Blog Faqe 3623

Të gjithë në protestë për t’i dhënë fund qeverisë skandaloze Haradinaj

DRILON RRAHMANI

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, tashmë zyrtarisht ka filluar fushatën dhe lobimin për të dalë në protesta kundër kësaj qeverie që po e zhvatë pushtetin. Mobilizimi i tyre ka marrë hov që në hapat e parë, duke u bazuar në zhvillimet në teren.

Qytetarët po e tregojnë vullnetin e tyre se janë të lodhur nga kjo qeveri e skandaleve, e cila që nga dita e parë vetëm sa i ka sjellë dëm vendin dhe qytetarëve të saj. Shpenzimet marramendëse kur kemi parasysh varfërinë e skajshme që mbizotëron në Kosovë, ikja e shumë qytetarëve, dëbimi i qytetarëve të huaj duke shkelur çdo ligj dhe duke shkelur të drejtat themelore të njeriut, nepotizmi i madh, korrupsioni dhe ikja e nga përgjegjësia e këtyre skandaleve të kësaj qeverie, janë shtyllat kryesore që na shtyjnë të dalim në protestë.

Kryeministri i cili po e prish miqësinë me SHBA-në, për shkak të taksës së vendosur, e cila buron nga dështimin e tij, si dhe ministrat e tij të cilët po i prishin marrëdhëniet edhe me shtetet tjera, si rasti i Pal Lekajt me Zvicrën, janë sinjale të cilat tregojnë se vendi është në situatë emergjente.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ky koalicion i turbullt në të cilin nuk mund të kemi aspak besim se do e ruaj sovranitetin e Kosovës, ndonëse kryeministri Haradinaj deklaron se kufijtë nuk do të preken në marrëveshjen e Brukselit, kjo nuk është për t’i besuar. Kjo për shkak se kryeministri Haradinaj ka ditur ta tradhtoj popullin në situata të caktuara, si në rastin e demarkacionit.

E njëra ndër arsyet më të forta që duhet të dalim në protestë që të rrëzohet kjo qeveri, është vet fakti se mijëra persona po ikin nga Kosova drejtë perëndimit dhe vendeve të tjera, për shkak se nuk po gjejnë një arsye të vetme për të qëndruar në vendlindje. Kjo padyshim që është njëra ndër më të këqijat që mund t’i ndodh një populli. Në Kosovë po qëndrojnë vetëm ata të cilët janë militantë të partive në pushtet, të cilët po arrijnë të punësohen përmes ndikimeve partiake.

Prokurorët e guximshëm i kërcënojnë dhe i detyrojnë të dorëhiqen, policët e përkushtuar i degradojnë, ndërsa zyrtarin e ndershëm e izolojnë nga aktiviteti i tij për të mirën e vendit.

Këtij vendi duhet t’i kthehet shpresa, e një koalicion i mundshëm LDK-Vetëvendosje, me njerëz të rinjë, entuziastë për të mirën e vendit, të pastër e jo të përlyer nga keqqeverisja, është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Rrugët duhet të mbushen nga qytetarët e vendit të cilët nuk po e ndjejnë vetën që i përkasin këtij shteti, e të cilët janë në numër të madh. Goditjen më të madhe kësaj qeverie duhet t’ia shkaktojë populli, i cili është i nëpërkëmbur që nga shtatori i vitit 2017.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Bllaca 99, Kosova ndërton Muzeun e Genocidit Serb

Qeveria e Kosovës synon të kthejë në Muze të Genocidit, trenin që në vitin 1999 solli në Bllacë të Maqedonisë shqiptarë të Kosovës të larguar me forcë nga vendi i tyre rpej forcave serbe. Në datën 10 prill të këtij viti, në Bllacë mendohet të nisë ndërtimi i Muzeut që do të kalojë nga një konkurs por që do të ketë si pjesë të vetën edhe Trenin.

Memoriali i Genocidit pritet të provokojë reagime nga Serbia, e cila deri më sot nuk ka pranuar asnjëherë se ka kryer spastrim etnik, apo genocide, qoftë edhe në Bosnje, por se sipas saj në këto vende janë kryer krime lufte.

Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, u shpreh për “ekonomiaonline.com” se Kosova synon të padisë Serbinë për genocide në të gjitha instancat ndërkombëtare çka legjitimon nga një pikëpamje edhe lëvizjen e Kosovës për Muzeun.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

“… Mos e lër djalin tim të rritet si unë”

“… Mos e lër djalin tim të rritet si unë. Pata një strehë mbi krye, isha i veshur, i ushqyer dhe i rrethuar me përkujdesje e megjithatë më i varfër me cilësi njerëzore e më i varfri i njerëzve. Për t’u bërë njeri në plot kuptimin e fjalës, nevojitet më shumë se shtëpia, veshja apo ushqimi: duhet dashuria. Njeriu ka nevojë për dashuri, dhembshuri dhe mirësi. Ka nevojë për njerëz të tjerë rreth vetes, për një familje që t’i vlejë si spirancë, si rrënjë në tokë dhe në shoqëri, që t’i mësojë të njohë vlerat e vërteta të botës”.

“Mos dashuro kurrë një të huaj” – Harold Robins /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Përtej “Shakasë” së Milan Kunderës

“Optimizmi është opiumi i llojit njerëzor. Mendja e shëndoshë kutërbon era budallallëk. Rroftë Trocki!”- ishte shakaja e parë, që ndryshoi rrënjësisht jetën e studentit Ludvik Jahn. 
Student në Pragën e viteve ’50, Ludvigu ishte një komunist i patundur, me një të metë: kishte sens humori. I irrituar me të dashurën idealiste, shprehjen e mësipërme Ludvigu ia nisi me një kartolinë, ndërsa vajza me emrin Marketa ishte duke bërë stazhin. 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Një shaka naive?! Jo për anëtarët e partisë dhe Marketën vetë. Ludvigu doli para komitetit të partisë dhe u ndëshkua nga miku i tij, Pavel. Pasojat nuk ishin të lehta. Ludvigu u përjashtua nga universiteti dhe u internua në një minierë, ku punoi për vite të tëra. Ndërsa dilte në zonë gjatë ditëve të lira, ai u njoh me një vajzë të frikësuar, gati pa fjalë, Luçinë, historia me të cilën, ashtu si çdo gjë në jetën e Ludvigut, nuk solli asgjë…

“Shakaja” është një libër brilant, i përshkuar nga një humor i hollë që të stampos buzëqeshjen në fytyrë. Ludvigu ka ngecur në një kurth shakash. 
Në fillim të 1960-s, Ludvigu është kthyer në Pragë dhe ka nisur një punë për së mbari, e megjithatë e kaluara e përndjek, Kështu vendos të vërë në jetë një plan për të joshur Helenën, gruan e ish-shokut të vet, Pavel, si një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj tij. Por … Ludvik mëson se Pavel është i kënaqur ta heqë qafe Helenën, të shoqen, pasi ka në krahë një vajzë të re. 
Të gjitha ngjarjet e fundit ndodhin në një qytezë, vendlindjen e Ludvigut, ndërsa zhvillohet “Kalërimi i mbretërve”, një traditë e rrënjosur në folklorin vendas, që sipas Kunderës ka filluar të zbehet.

Kundera ka shkruar për një shoqëri në kulmin e dekadencës. E vetmja pjesë e librit ku nxjerrin krye vlerat njerëzore është ajo mbi kulturën popullore, për të cilën Kundera shkruan me dashuri. 
Libri nuk u është shmangur dot referimeve politike. Vetë Kundera thotë se ky është një libër dashurie. Por për të qenë të sinqertë, edhe pse ky libër tregon histori dashurie, dhe ofron elemente folklorike, të gjitha janë të mbingopura në politikë. Ashtu si personazhi i tij, Ludvigu, edhe Kundera duket si i zënë në kurth nga rrethanat e kohës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Lumturia sipas Epikurit është kjo …

Filozofi i lashtë grek, Epikuri, lindi në vitin 341 p.e.s. në ishullin e Samosit. Një prej filozofëve më të famshëm të kohës së tij, ka shkruar dhjetëra libra kryesisht mbi një temë në veçanti.
Epikuri ishte i fiksuar pas gjetjes së “tërfilit me katër fletë”: lumturisë, madje hapi edhe një shkollë për këtë. Shumë bashkëkohës kanë rrëfyer se për të qenë i lumtur, Epikuri bënte një jetë luksoze dhe herë – herë perverse, të tjerë i hidhnin poshtë këto fjalë dhe këmbëngulnin se interesi i Epikurit për lumturinë ishte tërësisht i sinqertë. 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në studimet e tij, Epikuri ka nxjerrë disa rezultate tejet interesante mbi lumturinë:

1.Nuk ka shenjë barazimi mes lumturisë dhe dashurisë 

Epikuri mendonte se lumturia dhe dashuria pothuajse asnjëherë nuk shkojnë bashkë. Në një lidhje dashurore ka shumë xhelozi dhe keqkuptime. 
Por nuk mendonte të njëjtën gjë për miqësitë, që sipas tij të bëjnë të lumtur, por që fatkeqësisht njerëzit i lënë në plan të tretë, pas familjes e punës.

2.Puna për para nuk na bën të lumtur 
Thuhet rëndom se paratë nuk na bëjnë të lumtur, megjithatë duhet ta pranojmë se na e lehtësojnë goxha rrugëtimin. 
Njerëzit punojnë për t’u përmbushur shpirtërisht e mendërisht, por edhe për t’u shpërblyer monetarisht, në mënyrë që të sigurojnë jetesën. Epikuri mendonte se puna e motivuar thjesht nga dashuria për para nuk të bën të lumtur. Njerëzit ndihen mirë vetëm kur punojnë për të ndihmuar të tjerët, kur ndiejnë se po bëjnë diçka të vlefshme për botën. 

3.Frika nga vdekja e dëmton lumturinë
“Vdekja nuk na shqetëson, sepse sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo vjen, ne nuk ekzistojmë më”,- kështu ka thënë Epikuri. Sipas tij, frika nga vdekja është një gjërat kryesore që na shkakton dhimbje dhe që dëmton lumturinë. 
Ai besonte se njeriu nuk duhet t’i friket vdekjes, për sa kohë është gjallë. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

“Dallimi mes demokracisë dhe diktaturës është se… ” – Charles Bukowski

“Dallimi mes demokracisë dhe diktaturës është se në demokraci voton njëherë dhe merr urdhra më vonë, ndërsa në diktaturë nuk ka nevojë të humbësh kohë fare duke votuar”

– Charles Bukowski /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Miranda Vickers, The Cham issue: Dëshmia e kolonelit britanik, Chris Woodhouse – Krimet e Zervës dhe masakra e pamëshirshme e Filatit

Dëbimi i popullsisë së Çamërisë nga Greqia u bë në mënyrë të përgjakshme… Puna e Zervës u përmbyll me një masakër të pamëshirshme në Filat në mars 1945Ai e pastroi atë zonë nga banorët shqiptarë me një zell e praktikë të tillë që vetëm ballkanasit mund t’i kuptojnë.”, kujton MekuliPress.com

Ishte vitit 1944, kur koloneli britanik, Chris Woodhouse, njoftoi zyrtarisht Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe për krimet e Napoleon Zervës mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Në deklaratën zyrtyare të dërguar pranë ministrisë së jashtme të vendit që ai përfaqësonte, Chris Woodhouse, shkruante:  “I trimëruar prej misionit Aleat që drejtohej nga unë, në vitin 1944 i përzuri (çamët) nga shtëpitë e tyre për të lehtësuar veprimet tona kundër armikut (!)” Më tej pohon: “Dëbimi i tyre nga Greqia u bë në mënyrë të përgjakshme… Puna e Zervës u përmbyll me një masakër të pamëshirshme kundër çamëve në Filat në mars 1945… Ai e pastroi atë zonë nga banorët shqiptarë me një zell e praktikë të tillë që vetëm ballkanasit mund t’i kuptojnë!”

Është një ndër deklaratat më të qarta që vërtetojnë genocidin grek ndaj popullsisë së Çamërisë, e që përjashtojnë çdo justifikim të palës greke për të mos e njohur dhunën e tyre ndaj popullsisë së Çamërisë, si genocide. Deklarata e kolonelit britanik është marrë nga libri “ Çështja Çame” me autor (Miranda Vickers, The Cham issue). /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Memorandumi i luftëtarëve shqiptarë drejtuar Perandorisë Osmane: Pse dalim nëpër male

Aurenc Bebja

Në librin e studiuesit, diplomatit dhe politikanit francez, Victor Bérard, me titull « La Mort de Stamboul, considérations sur le gouvernement des Jeunes-Turcs (1913) – Vdekja e Stambollit, shënime në lidhje me qeverinë e xhonturqve » gjejmë një memorandum që i drejtohej Perandorisë Osmane (1911) nga luftëtarët shqiptarë.

Pse u strehuan bashkëkombasit tanë në malet e Shqipërisë ? Cilat ishin kërkesat e tyre ? A ishin ato koherente për Atdheun tonë ? Përgjigjet do t’i gjeni në shkrimin në vijim, shkruan MekuliPress.com

«Me anë të këtij memorandumi, ne, shqiptarët të strehuar në male, dëshirojmë të paralajmërojmë qeverinë e Perandorisë Osmane dhe gjithashtu botën e qytetëruar se arsyeja e vetme që na ka detyruar të marrim rrugën e malit është vetë qeveria osmane. Nëse ne nuk do të kishim braktisur shtëpitë tona për t’u strehuar në male, kush e di se sa prej nesh, dhe ndoshta të gjithë, do të vareshim apo dëboheshim. Krimi i ynë i vetëm është se ne jemi shqiptarë falë Zotit dhe se dëshirojmë të arsimohemi (edukohemi) në gjuhën tonë kombëtare dhe po ashtu të vdesim shqiptarë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Shqiptarja jonë, Ava Max: Jam me fat që vij nga një vend me femra të forta

Ka nisur të bëjë emër në skenën muzikore edhe një tjetër këngëtare që ngre lart emrin e shqiptarëve në botë, Ava Max, e cila dha një intervistë për revistën “Phoenix”, shkruan MekuliPress.com

E lindur nga prindër emigrantë në Amerikë, Amanda Koçi tregon se pseudonimin Ava Max e ka bërë emër arti kur ishte vetëm 14 vjeçe, si një përfaqësim i dy anëve të personalitetit të saj, femërore dhe mashkullore, dhe ky sens dualiteti u bë shenja e suksesit të saj, duke u vënë re dhe te modeli i flokëve.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Gjatë intervistës për “Phoenix”, foli edhe për origjinën e saj, ku tha se ndihet me fat që është shqiptare.

“Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat dhe krenare që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. Kam qenë e bekuar, por përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”, tha Ava Max.

Por duke qenë se kishte origjinë shqiptare, Ava Max tregon se jo gjithçka ka qenë e lehtë për të, në hapat e parë të karrierës.

“Jam ndier si e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornizave kur jetoja në South Carolina. Por, mamaja më ka mësuar të luftoj për atë që dua. Kanë bërë shumë sakrifica prindërit e mi, si çdo emigrant, por, më kanë mësuar mos të dorëzohem dhe të këmbëngul për të ecur përpara”, deklaroi Ava Max./MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

The New York Times: 7 gusht 192: Shqiptari i Madh, i vrarë në Paris, prej 14 muajsh, shtrihet në morg me të panjohur.

Ja çfarë shkruante “The New York Times” me 7 gusht të vitit 1921 për vrasjen dhe për mosinteresimin nga askush për ta varrosur tradhëtarin e kombit shqiptar, Esat Pashë Toptanin.
Artikulli ndër tjerash shkruan: “Askush nuk duket se dëshiron të shqetësohet për të. Askush nga familja e tij ose nga raca e tij nuk duket e gatshme të marrë vështirësite … ” citon e pavarura MekuliPress, gazetën amerikane “The New York Times”.


The New York Times: Shqiptari i Madh, i vrarë në Paris, prej 14 muajsh, shtrihet në morg me të panjohur.

PARIS, 6 gusht – 14 muaj më parë Esad Pasha, u vra në një rrugë në Paris. Sot trupi i tij është ende i shtrirë në morgun komunal, në pritje të varrimit. Askush nuk duket se dëshiron të shqetësohet për të. Askush nga familja e tij ose nga raca e tij nuk duket e gatshme të marrë vështirësite … për të vendosur se ku do të varroset Esadi i Madh. Është më e lehtë ta lene të qëndrojë në këtë depo të ftohtë të morgut komunal me një kosto prej 1 frank e 50 cent në ditë. Në jetën e tij, Essadi llogaritej për diçka. Ai kishte më shumë armiq se pothuajse çdo potencial tjetër ballkanik. Në vendin e tij të Shqipërisë ai ishte më i madhi, ose të paktën figura më spektakolare që është shfaqur me shekuj. Nga gjysma e bashkatdhetarëve të tij ai u vlerësua si shpëtimtar i tyre. Për gjysmën tjetër, kur ata ishin në anën e kundërt të arritjeve të tij, zakonisht ai ishte llogaritur si një qen tradhtar. Në Paris ai jetoi nën një shkëlqimin mbretëror, duke prerë një figurë që shumë mbretër nuk mund të përballojnë në këto ditë të ligështa. Prej nga i rridhnin paratë për të paguar për stilin që mbajti, kjo ishte një mister, por pothuajse të gjitha fatet e Europës Lindore janë misterioze. Më pas në kulm të karrierës së tij pariziane, ndërsa po hynte në një automobil jashtë hotelit të tij për të shkuar në gara, ai u qëllua një të diel pasdite. Njeriu që e gjuajti për vdekje, ishte një student shqiptar. Me qenë se krimi i tij ishte politik ai, më i lumtur se Esadi, është ende gjallë. Dhe Esadi, shpëtimtari i fuqishëm i vendit të tij, miku i Presidentëve dhe i Mbretërve, fati ose fatkeqësia e Ministrave, sipas politikës së tyre, sot është … një figurë e shkëlqyer në shoqërinë e kufomave të zezakëve, në mesin e të varfërve, i mjerë, i panjohur i morgut komunal, pa asnjë ndihmë nga dikush që ta varrosë. Për të pranishmit dhe dhe administratorët e sallës së morgut ai është i njohur si “Nr.17”/ The New York Times: 7 gusht 1921 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

————— English version


The New York Times: ESSAD PASHA’S BODY STILL WAITS BURIAL

Great Albanian, Shot in Paris 14 Months Ago, Lies With Unknoëns in the Mortuary. PARIS, Aug. 6.—Fourteen months ago Essad Pasha, was murdered in a Paris street. Today his body is still lying in the municipal mortuary, awaiting burial. No one seems to want to worry about him. No one of his family or of his race seems willing to take the trouble …to decide where the great Essad is to be buried. It is easier to let him lie in this cold storage of the municipal mortuary at a cost of 1 franc 50 centimes a day. In his life Essad counted for something. He had more enemies than almost any other Balkanic potentate. In his own country of Albania he was the greatest, or at least the most spectacular figure that has appeared for centuries. By half of his countrymen he was acclaimed as their savior. By the other half he ëas usually accounted, when they were out of reach of his vegeance, as a traitorous dog. In Paris he lived in regal splendor, cutting a figure that many Kings cannot afford in these lean days. Whence he derived the money to pay for the style he maintained was ever a mystery, but nearly all Eastern European fortunes are mysteries. Then in the heyday of his Parisian career he was shot one Sunday afternoon just as he was stepping into an automobile outside his hotel to go to the races. The man who shot him was an Albanian student. As his crime was political he, happier than Essad, is still alive. And Essad the powerful savior of his country, the friend of Presidents and Kings, the favourite or plague of Ministers, according to their policy, popular,…, a splendid figure in the society of half lead and ebony coffin among the poor, wretched, unknown of the municipal mortuary, with none to give him burial. To attendants and and administrators of the stuff, lugubrious hall he is known as “No.17”

/The New York Times published: August 7, 1921 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress


Esat Pashë Toptani, me ushtarakë të lartë serbë në 1917
Ju pëlqen!

Lajmet e fundit