Ballina Blog Faqe 2

U nënshkrua marrëveshja e madhe në Elbasan

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur mbledhjen e shtatë radhazi në Elbasan, ku edhe kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh.

Njëra prej pikave që mori vëmendje të madhe është “shkrirja” e kufirit, ku edhe nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më kolona nëpër kufinjë, shkruan MekuliPress.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Raman, bënë nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve

Marrëveshjet e nënshkruara:

-Marrëveshja për krijimin e sekretariatit koordinues ndërqeveritarë

-Marrëveshja për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore ose të kontrollit hyrje/daljet e mallrave.

-Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm.

-Marrëveshja për rregullat e regjimit lokal të kufirit.

-Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Kukës-Kryshevc-Dragash.

-Marrëveshja për sigurime shoqërore.

-Marrëveshja për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë

-Njohja dhe njësimi reciprok i diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet tjera të autorizuara.

-Marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

-Kalendari i përbashkët kulturor vjetor Shqipëri-Kosovë

-Marrëveshja për avancimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

-Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Kosovës.

-Marrëveshja për bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

Ju pëlqen!

TIRANË/ Mbi 80% e shqiptarëve janë për bashkim kombëtar, Shqipëri-Kosovë – Mbi 90% e thonë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse do të thirreshin sot në një referendum për këtë çështje.

Barometri i Euronews Albania, kushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ka zbuluar se vetëm rreth 16% e shqiptarëve janë kundër bashkimit.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve (mbi 90%) mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm.

Ju pëlqen!

Historike: Hiqet kufiri Kosovë-Shqipëri, fillimisht gjatë verës. Vazhdojmë….!

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi ka thënë se para sezonës së verës së ardhshme qarkullimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa ndalesë në kufi.

Çuçi tha se kanë rënë dakord me homologun e tij Sveçla që të vendosin një sistem kamerash në kufi dhe makinat të qarkullojnë pa ndaluar fare.

“Nga ana tjetër, nuk është pjesë e marrëveshjes por me kërkesë të kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës, kemi marrë masat dhe nuk do të presim sezonin e verës sidomos në pikën kryesore të kalimit mes vendeve tona, kemi rënë dakord me ministrin e Brendshëm të Kosovës që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë çdo gjë përsa i përket identit të makinës që kalon përmes leximit të targës dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë fare të ndalojë në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonës”, tha ai.

Ai poashtu tha se gjatë fundjavës së festave të nëntorit s’do të ketë kontrolla në kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Kemi dhënë porosi që të mos ketë kontrolle dhe asnjë pengesë në qarkullim gjatë festës së 28 nëntorit. Besoj se jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar se ne jemi dy shtete të ndryshme”, tha ai.

Ju pëlqen!

Kina “mund” Amerikën me “Betejën e liqenit Changjin” (VIDEO)

Nëse është fjala për arkëtimet, një film kinez thyen rekordet e “Agjentit 007” dhe “Fast and Furious”. “Beteja e liqenit Changjin”, një film epik 176-minutësh me aktorin kinez Wu Jing, nuk është vetëm filmi me fitimin më të madh në mbarë botën deri më tani për vitin 2021, por është bërë edhe filmi më i suksesshëm në historinë e Kinës — duke lënë pas edhe “Wolf Warrior 2” të 2017, në të cilin luan sërish Wu — sipas platformës së biletave Maoyan Entertainment. Filmi është porositur nga Departamenti i Publicitetit i Partisë Komuniste të Kinës, i njohur ndryshe si departamenti i propagandës.

Filmi tregon historinë se si trupat e Ushtrisë Vullnetare Popullore (PVA) hynë në Korenë e Veriut dhe mundën amerikanët në mesin e shekullit të kaluar. Që nga publikimi i tij më 30 shtator gjatë Ditës Kombëtare të Kinës, ai ka grumbulluar plot 891 milionë dollarë fitime.

Filmi u lançua pas viteve të tëra tensione midis SHBA-së dhe Kinës, luftës tregtare të viteve te fundit dhe përplasjeve në lidhje me trajtimin e hershëm të Covid-19 nga Pekini.

Dhe sikur të mos mjaftonte humbja e SHBA-së, historia do të vijojë në një episod të ri. Sipas Variety, “Ura e Portës së Ujit” rrëfen historinë e fushatës së PVA për të dëbuar trupat amerikane nga Koreja e Veriut.

 

Ju pëlqen!

Trimërohet Vuçiç pas takimit me presidentin e Rusisë: “Shohim rritje të provokimeve dhe tensioneve dhe kjo i referohet veçanërisht Kosovës dhe Metohisë”

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka treguar rreth bisedimeve dhe ato që u arritën nga takimi. Mediat e huaja shkruajnë se Vuçiç ka theksuar se se ishte dakord me Putin për çmimin e gazit.

Pas takimit Vuçiç u shpreh se Serbia do të ketë një çmim të jashtëzakonshëm për çmimin e gazit dhe rritje të vëllimit të dërgesave edhe pas gjashtë muajsh, për të cilin është rënë dakord për çmimin aktual prej 270 dollarë.

“Ne kemi arritur diçka që mund ta kemi përmendur dhe provuar një herë dhe presidenti Putin ka treguar miqësi të jashtëzakonshme ndaj Serbisë”,-tha presidenti Vuçiq, duke shprehur mirënjohje të veçantë për presidentin rus për mirëkuptimin, si dhe për mikpritjen e tij të përzemërt.

“Ky është një shpëtim për ne. Nuk do të kemi probleme as me rrymë, as me gaz, as me ngrohje dhe furnizim të përgjithshëm. Presidenti Putin na ndihmoi shumë në marrëdhëniet e tij”,- tha presidenti Vuçiq.

“Në rajonin tonë shohim rritje të provokimeve dhe tensioneve dhe kjo i referohet veçanërisht Kosovës dhe Metohisë”, -theksoi presidenti Vuçiq dhe shtoi se është veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e Federatës Ruse në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Gjatë takimit në të cilin të dy shtetarët shkëmbyen mendime për çështje të shumta ekonomike dhe politike në rajon dhe në botë, presidenti Putin i uroi veçanërisht presidentit Vuçiq sukses në zgjedhjet e ardhshme të prillit.

Ju pëlqen!

Lexo fjalimin epik të Kryeminstrit Kurti në Elbasan: “Në Kosovë ka ndrydhje të ndjejave kur flitet për Shqipërinë, një represion shkaktuar nga trauma e simboleve që ka rezultuar me tonditje kolektive”

Kjo është fjala rrënqethëse, por e vërtetë, e Kryeminstrit Kurti në Elbasan. Është kjo ndrydhja dhe poshtërimi që i është bërë identitetit dhe simboleve shqiptare në Kosovë. Kjo dhunë psikologjike, e trajtuar shumë herë nga e pavarura MekuliPress, është e gjallë dhe aktive që më shumë se 20 vite në liri, duke mos llogaritur dhunën 100 e ca vjecare të shtetit jugosllav.(serb)

Ja si e përshrkuan Kurti dhunën mbi simbolet tona kombëtare:

“Cfarëdo që po them, po analizohet mirë se ku desha të dal, po edhe sikur të mos them asgjë, prap do thoshim edhe ky është mesazh. Ajo që ndjej në Kosovë, ka një lloj ndrydhje të ndjejave kur flitet për Shqipërinë, një lloj e represionit të shkaktuar nga trauma e simboleve që ka rezultuar me një tonditje kolektive. Shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim që nuk u pyet. Pra, një kërkesë për të ndrydh një dëshirë e një mendim. Të thuash se jemi të ndarë, do ishte marrëzi, të thuash jemi më të fortë se jemi dy, do ishte tepri e shkurtpamësi të thuash se angazhohesh për pajtim kombëtar, do të quanin nacionalist, e të thuash se do bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kështu le të flasim si diplomat e të veprojmë si patriotë. Sa më i porjektuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundëshëm është integrimi në BE, që është fati ynë.

Si patriot duhet t’i forcojmë dy shtetet, patriotizëm është të luftosh korrupsionin, gjyqësor të pavarur, liri të mediave. bashkëpunimin me njëri tjetrin e këmi detyre, jo dëshirë. Sa më të njësuar të jemi në qëndrime, aq më të fortë e fuqishëm do të bëhemi. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Cdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet në anën tjetër. Linja Prishtinë-Durrës, është cilësi ekologji e fuqi e tokës në det, rritje e portit kryesor të shqiptarëve. Rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin. Jetojmë me fqinjët tanë. Marrëveshjet që kemi para do lehtësojnë procedurat” u shpreh Kurti, ndërsa ndau të njëjtin mendim me kryeministrin Rama sa i takon zbatueshmërisë së tyre.”

Ju pëlqen!

“Të flasim si diplomatë e të veprojmë si patriotë”, Kurti në mbledhjen e dy qeverive: Fati ynë është në BE, duhët t’i forcojmë dy shtetet. Patriotizëm është…

Fjalën e tij në mbbledhjen e shtatë të dy qeverive, por të parën për të si kryeministër i Kosovës, kryeministri i pakorruptuar, Albin Kurti, e nis me një përkujtim për viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

“Më lejoni që të përkujtoj që sot janë mbushur dy vite nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë, familjarët e 51 të vdekurve, kanë pikëllim e mallëngjim sot, dhembja e tyre është edhe e jona.- përcjellë fjalën e Kurtit MekuliPress.com, ndërsa më tej, foli për bashkëpunimin mes dy vendve.

Kjo është mbledhja e 7 e dy qeverive, por e para e imja si kryeministër i Kosovës. Sa herë që vi në Shqipëri, jo vetëm si kryeministër kam një ndjesi të vecantë që edhe nuk përshkruhet lehtë e nuk shpjegohet kollaj. Jemi si një lis me dy degë, packa se me dy dialekte që sa vjen e tjetërsohet.

Cfarëdo që po them, po analizohet mirë se ku desha të dal, po edhe sikur të mos them asgjë, prap do thoshim edhe ky është mesazh. Ajo që ndjej në Kosovë, ka një lloj ndrydhje të ndjejave kur flitet për Shqipërinë, një lloj e represionit të shkaktuar nga trauma e simboleve që ka rezultuar me një tonditje kolektive. Shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim që nuk u pyet. Pra, një kërkesë për të ndrydh një dëshirë e një mendim. Të thuash se jemi të ndarë, do ishte marrëzi, të thuash jemi më të fortë se jemi dy, do ishte tepri e shkurtpamësi të thuash se angazhohesh për pajtim kombëtar, do të quanin nacionalist, e të thuash se do bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kështu le të flasim si diplomat e të veprojmë si patriotë. Sa më i porjektuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundëshëm është integrimi në BE, që është fati ynë.

Si patriot duhet t’i forcojmë dy shtetet, patriotizëm është të luftosh korrupsionin, gjyqësor të pavarur, liri të mediave. bashkëpunimin me njëri tjetrin e këmi detyre, jo dëshirë. Sa më të njësuar të jemi në qëndrime, aq më të fortë e fuqishëm do të bëhemi. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Cdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet në anën tjetër. Linja Prishtinë-Durrës, është cilësi ekologji e fuqi e tokës në det, rritje e portit kryesor të shqiptarëve. Rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin. Jetojmë me fqinjët tanë. Marrëveshjet që kemi para do lehtësojnë procedurat” u shpreh Kurti, ndërsa ndau të njëjtin mendim me kryeministrin Rama sa i takon zbatueshmërisë së tyre.

Ju pëlqen!

Rama/ “Për punimin e hekurudhës, Tiranë-Rinas-Durrës do të nënshkuajmë një memorandum për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë, një ëndërr e kahershme”

Kryeministri Edi Rama këtë të premte në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive ka bërë prezantimin e marrëveshjeve që pritet që të nënshkruhen mes anëtarëve të kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama në fjalën e tij se në fokus të këtyre marrëveshjeve është kufiri mes dy vendeve dhe gjithashtu marrëveshje për njësimin e diplomave të arsimit të lartë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është shprehur se një tjetër hap i rëndësishëm që pritet që të ndërmerret është studimi për ndërtimin dhe realizimin e ëndrrës së kahershme të të dy vendeve, ndërtimin e hekurudhës, Durrës-Prishtinë.

“Për punimin e hekurudhës, Tiranë-Rinas-Durrës ne do të nënshkuajmë një memorandum bashkëpunimi për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë, një ëndërr e kahershme dhe një ambicie e gjithë qeverive këtej dhe andej kufirit, jemi të bindur se në varësi të këtij studimi ne do të duam që bashkarisht të prezantojmë dhe këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i Investimeve”, ka thënë Rama.

Ju pëlqen!

LIVE nga Elbasani/ Takimi i 7 –të i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë

Në Elbasan nis takimi i 7 –të i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë.
Takimi po mbahet në Elbasan.

 

Ju pëlqen!

1 në 3 gra shqiptare, e dhunuar/ Raporti i OKB: Me pandeminë, dhuna ndaj grave është rritur me 23% në Shqipëri

34% e grave në Shqipëri kanë raportuar shfaqen ose kërcënimin e dhunës fizike në shtëpi, që nga pandemia Covid-19, tregojnë të dhënat e raportit të Kombeve të Bashkuara për Gratë.

Ky raport vjen në prag të fillimit të 16-të ditëve të aktivizimit global kundër dhunës me bazë gjinore, e cila fillon më 25 nëntor. Hulumtimi u krye në 13 vende, përkatësisht Shqipëri, Bangladesh, Kamerun, Kolumbi, Bregun e Fildishtë, Jordani, Kenia, Kirgistan, Marok, Nigeri, Paraguai, Tajlandë, Ukrainë.

Këto vende janë përzgjedhur në bazë të diversitetit rajonal, me prioritet dhënë vendeve me të ardhura të mesme ose të ulta. Raporti tregon se pandemia e COVID-19 e ka keqësuar gjendjen e sigurisë së grave në shtëpitë e tyre dhe në hapësirat publike.

Ju pëlqen!

Lajmet e fundit