Një vend pa memorie është një vend pa identitet”. Me këtë moto qytetarë shqiptarë e italianë kanë protestuar në Padova të Italisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Zemërimi i tyre është shprehur nëpërmjet pankartave në duar, me ndjeshmërinë për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Protesta është zhvilluar para pallatit Moroni, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëtar. Elda Omari, arkeologe dhe historiane, ka dënuar shembjen e kësaj godine të ndërtuar nga italianët, si dhe dhunën e ushtruar të policisë ndaj pjesëtarëve të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.

Ju pëlqen!

Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy vendet sepse është e shkuara jonë prezente dhe e ardhmja. Trashëgimia kulturore duhet t’iu përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët e gjithashtu dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve, kundër popullsisë civile.

Kjo protestë është një mbështetje për artistët në Shqipëri, të cilët kërkojnë rindërtimin e godinës në të njëjtin vend.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!