Këtë të mërkurë, presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka folur në lidhje me mundësinë që Kosova ta padis shtetin e tij për gjenocidin e luftës së fundit.

Me një ton kërcënues, Vuçiç ka kërkuar nga Kosova që të mos ushtrojë padi, sepse sipas tij kjo mund të bëhet vetëm përmes Shqipërisë, raportojnë mediat në Beograd.

Sipas tij nënkupton defakto bashkim të Kosovës me këtë shtet.

Ju pëlqen!

“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.