Deputeti nga radhët VV-së, Gazmend Gjyshinca, u përplas me dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shalës dhe Arben Gashit

Sipas Gashit, kanë qenë deputetët e VV-së ata që e kanë filluar gjuhën agresive në korridorin e Kuvendit dhe ata janë larguar pas këtyre fjalëve.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar ashpër me anë të një postimi në Facebook duke thënë se na quajn arrogantë për arsye se po ua qesim në shesh të gjitha dështimet, keq menaxhimet dhe keqpërdorimin e pozitave të tyre.

Ju pëlqen!

“Por, ne “arrogantët” do të vazhdojmë edhe më zëshëm t’i mbajmë përgjegjës e t’i ekspozojmë ata që po përfitojnë në kurriz të shtetit tonë. E “akademikët” duke qenë të pa aftë të fitojnë përmes debatit do të vazhdojnë sulmet verbale e fizike “, shkruan Pacolli, transmeton “Bota sot “.

Postimi i plotë në Facebook

Paramendoni neve na thonë arrogantë e që po përdorim gjuhë jo parlamentare sepse po ua qesim në shesh të gjitha dështimet, keqmenaxhimin e keqpërdorim e pozitave të tyre zyrtare.

Ndërsa veten e quajnë akademik ani pse përdorin grushtat në vend të ballafaqimit politik.

Por, ne “arrogantët” do të vazhdojmë edhe më zëshëm t’i mbajmë përgjegjës e t’i ekspozojmë ata që po përfitojnë në kurriz të shtetit tonë. E “akademikët” duke qenë të pa aftë të fitojnë përmes debatit do të vazhdojnë sulmet verbale e fizike.

Çkapja e shtetit nuk është punë e lehtë. Por, ne kemi vendosur, nuk do të ndalemi deri në çkapje të plotë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.