Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli i ka bërë thirrje sot ‘Brezit të Repbulikës’ në Lidhjen Demokratike që të bashkohen me ta, që të punojnë për zhvillimin e vendit, percjell MekuliPress.com

Pacolli ka cituar përmes një shkrimi në Facebook deklaratën që sot ka bërë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, që ka deklaruar se mocioni i mosbesimit do të thotë shkatërrim, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin.

Deputetja e LVV-së i ka bërë thirrje “brezit të Republikës” që të veprojnë në shërbim të dobisë së prëgjithshme.

Ju pëlqen!

“Mos ndjekni ata (Agimin, Isën e Lutën), truri i të cilëve është tharë nga interesat e tyre të ngushta. Ndjekni hapat e së ardhmes, të punojmë së bashku drejtë një qëllimi fisnik për përparimin e zhvillimin e vendit tone”, ka deklaruar ajo.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.