Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se ka pasë hapësirë që të shtyhet thirrja e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Ka pasë hapësirë që të shtyhet që të mos shkaktohet kriza brenda një krize tjetër. Koalicioni nuk ka pasur shpëtim, sepse asnjëherë partnerët nuk kanë guxuar që të hyjnë në çështjet ideologjike dhe konceptuale”, ka thënë Paçarizi, njofton Klan Kosova.

“Ato janë dalë në momentin më të keq, kur ishte i theksuar protagonizmi i Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit. Kriza mund të evitohej në fazat e fillimit të ndërtimit të koalicionit – që ato t’i kishin diskutuar dallimet e tyre ideologjike”.

Paçarizi ka thënë në Rubikon se koalicioni nuk ka rënë për shkak të shkarkimit të ish Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, as për tarifën ndaj mallrave serbe.

Ju pëlqen!

Po shihet se nuk është çështja te Veliu, te tarifa, por te raportet ndërkombëtare, parasegjithash raportet e Kosovës me SHBA në një anë dhe BE në anën tjetër. Ky është momenti më i keq kur Kosovës i servohen dy pjata, BE apo Kosova dhe Kosova nuk e ka luksin që të zgjedhë në mes këtyre dyjave”,

“Kurti nxini militantizëm kundër Richard Grenell dhe militantët e VV-së nxiten mosdurim ndaj tij deri në tallje me të. Pastaj situata eskaloi dhe LDK u detyra të rirreshtohej me SHBA. Momenti i kthesës ishte takimi i nënkryetarëve të LDK-së, Avdullah Hotit, Agim Veliut dhe Skënder Hysenit në Gjermani me Grenell. Prej aty koalicioni nuk kishte më të shpëtuar”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!