Vladimir Putin i ka dhënë një fitore të vockël presidentit francez, Emmanuel Macron teksa ka pranuar të respektojë armëpushim të plotë në Ukrainën Lindore pas 8 orësh bisedimesh në Paris.
Mediat citojnë diplomatë francezë të kenë folur për një “sinjal pozitiv” që do të duhet të shihet nëse do të zgjasë pas dy javësh në Berlin ku pritet të mbahet një raund tjetër bisedimesh.

Armëpushimi formalisht është firmosur nga Grupi i Normandisë, një bllok vendesh krijuar posaçërisht për situatën në Ukrainë, e ku nuk bën pjesë ShBA dhe Britani e Madhe.
I dërguari i Kremlinit, Dmitry Kozak u shpreh se armëpushimi i ndërmjetësuar mes katër vendeve është rezultati kryesor i bisedimeve. Një koment ky që lë të kuptojë se opsioni ushtarak është në tryezë ende.

Ne kemi nevojë për një pushim shtesë. Shpresojmë që ky proces do të ketë rezultat brenda dy javëve, ka shtuar ai.

Ju pëlqen!

Një arsye për të parë te këto lëvizje më shumë një element taktik është fakti se pala ruse ma përjashtuar që në Berlin të ketë një samit të krerëve të shteteve, duke sqaruar se formati do të jetë ai i të dërguarve diplomatikë.

Armëpushimi është arritur ndërkohë që presidenti Macron ka bërë disa lëvizje dhe ka folur për një qëndrim të përbashkët të Europës. Macron ka paralajmëruar se pasojat për Rusinë nëse sulmon do të jenë shumë të rënda. Macron përballet me zgjedhjet për pak muaj dhe është e qartë se në një situatë lufte çdo zhvillim do të ndërlikohet.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!