Ish lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil, po kalon një periudhë të keqe tek Arsenal.

Skuadra angleze nuk po llogarit më në Ozil, klubi këtë e vërtetoi duke mos llogaritur në të për Ligën e Evropës.

‘Gunners’ duan largimin e tij me të gjitha forcat, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Negociatat për t’i dhënë fund bashkëpunimit kanë filluar prej javësh, por për momentin gjërat nuk po shkojnë sipas planit të Arsenalit.

Ozil fillon 350 mijë funte në javë, dhe dëshiron që Arsenal t’ia paguajë shumën e plotë të kontratës prej 13 milionë euro, si mundësi e vetme për t’u larguar para kohe.

Arsenal nuk pajtohet me një gjë të tillë.

Negociatat do të vazhdojnë, por sipas medieve në Angli, një marrëveshje e tillë vështirë të arrihet.