Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati, ka thënë se dënimi me vetëm 22 vjet për krime lufte i Darko Tasiq është i vogël.

“Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe para ushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Gucati përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Nuk pajtohemi me vendimin e Gjykats Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimeve mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare, Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!”

Lexo po ashtu:  Pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”?
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!