Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka propozuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezolutës, në rast se Qeveria nuk merr masa ndaj anëtarëve të saj që shkelin Kushtetutën dhe punojnë kundër interesave të vendit, atëherë Kuvendi do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individualë që kanë cenuar rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit, transmeton “Zëri.info”.

Ky propozim vjen vetëm pak ditë pasi zëvendëskryeministri nga Lista Serbe njoftoi për masat e reja në veri të Kosovë pa u konsultuar me Qeverinë e Kosovë dhe referimit si “Kosovë e Metohi” nga ana e Listës Serbe ndaj Republikës së Kosovë.

Ju pëlqen!

Projekt-rezolutën e Osmanit e ka mbështetur Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Kjo është propozim-rezoluta e Osmanit:

 

1. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon se Kushtetuta e Kosovës, Karakteri unitari i Republikës së Kosovë, Sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial janë të pacenueshme, çdo thirrje në mbështetje të pozicionit politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rendit kushtetues, kundër sovranitetit të vendit tonë dhe kërcënon themelet e shtetësisë së Kosovës;

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës rikonfirmon se të gjitha subjektet politike, qofshin ato në qeveri ose në opozitë, kanë për obligim të punojnë në përputhje me Kushtetutën e vendit, duke mos rrezikuar pozicionin dhe interesat shtetërore të Republikës së Kosovës karshi Republikës së Serbisë;

3. Kuvendi fton Qeverinë e Kosovës që të mos lejoj asnjë anëtar të saj të jetë i përfshirë ose i angazhuar aktivisht në fushatën diplomatike e politike të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, rrjedhimisht Kuvendi kërkon nga Qeveria që të shkarkojë të gjithë ata anëtarë të Qeverisë që bëhen pjesë e përpjekjeve të tilla;

4. Në rast se Qeveria nuk largon këta anëtarë brenda një afati një javësh do të iniciohet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individualë që kanë cenuar rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!