Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka quajtur artificiale përplasjet e presidentit Hashim Thaçi me kreun e LDK-së, Isa Musta, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“E konsideroj si një përplasje artificiale sepse si në vitin 2013 kur është nënshkruar marrëveshja e cila është ratifikuar në Kuvend. Si në vitin 2015 kur është nënshkruar dokumenti për zbatimin e parimeve të asociacionit, në të dyja rastet kanë qenë bashkë. E kanë përkrahur njëra tjetrën këto dy palë”, ka thënë Osmani.

Ajo gjithashtu ka thënë se më 2013 LDK-ja kishte përkrahur Asociacionin, kurse më 2015 Thaçi i rrinte prapa Mustafës kur nënshkruante dokumentet e vitit 2015.

Ju pëlqen!

Osmani ka konfirmuar se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të premten.

“Do të kemi seancë këtë të premte. Kemi marrë një kërkesë nga GP i LVV-së që kryeministri të ftohet për raportim për 100 ditëshin e qeverisë. Kur të caktohet data do të kemi një seancë. Proceduralisht jemi të detyruar që për çdo pikë që s’ka pasur kuorum, të premten do të vendosen në rend dite dy projektligjet, ai për rimëkëmbjen ekonomike dhe vlerat e UÇK-së”, ka thënë Osmani.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.