Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.

Osmani mbajti takim virtual me Sergei Koryakun, zyrtar ndërlidhës i OBSH-së në Kosovë, si dhe me zyrtaren profesionale të Emergjencave, Isme Humolli.

Në këtë takim u diskutua nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe OBSH-së në përpjekje për menaxhim të suksesshëm të pandemisë COVID-19.

Ju pëlqen!

Kryetarja njoftoi zyrtarët e OBSH-së në lidhje me “iniciativën ligjore të ndërmarrë, me qëllim që vendimet për masat anti-COVID të kenë bazë ligjore, teksa organet e rendit të kenë mundësinë e veprimit aty ku hasen shkelje”, thuhet në komunikatën për medie.

Duke qenë se pandemia nuk ka përfunduar dhe vendimet e vonuara mund të sjellin dëme të mëdha, gjatë këtij takimi u potencua edhe rritja e fokusit ndaj sektorit të shëndetësisë.

Palët diskutuan edhe për rëndësinë e shembullit që duhet të paraqesin liderët institucionalë, duke respektuar masat mbrojtëse, për të ndërtuar një normë të re të sjelljes në kohë pandemie.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!