Një burrë (30) i armatosur bashkë me një grua (20) kanë vjedhur një automjet të ambulancës në Oslo të Norvegjisë dhe me të kanë goditur disa njerëz, përfshirë një foshnjë, para se të qëllohej nga policia.

Raportohet se disa njerëz janë goditur rreth orës 12 e 30 minuta. Policia e plagosi sulmuesin e dyshuar dhe e arrestoi atë. Merret vesh se ai nuk është lënduar rëndë.

Në pamjet e publikuara në medie shihet një autoambulancë e aksidentuar në lagjen Torshov të Oslos, ndërsa dëshmitarët i kanë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Ju pëlqen!

Një zëdhënës i policisë tha: “E kemi marrë nën kontroll një autoambulancë që ishte vjedhur nga një person i armatosur. Policia e ka qëlluar personin e dyshuar. Ai nuk është plagosur rëndë”. “Një grua është akoma në arrati,” shkruan VG.no, përcjellë MekuliPress
Gruaja është nën ndikimin e substancave narkotike, kjo sipas gazetës VG, shkruan MekuliPress.

Lexo po ashtu:  Ish pushtetarët: I dyshuari për plagosjen e dy policëve në Skënderaj është ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!