Nga 1 Janari 2020, do të lejohet të ketë më shumë nënshtetësi, duke mos e rrezikuar shtetësinë norvegjeze, shkruan MekuliPress.

Nga 1 Janari 2020, norvegjezët mund të bëhen shtetas të një vendi tjetër pa humbur shtetësinë e tyre, dhe shtetasit e huaj poashtu nuk do të jenë më të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e tyre e origjinës për t’u bërë më shtetësi norvegjeze, shkruan MekuliPress.

Vitin e kaluar, Kuvendi norvegjez /Storting/ miratoi propozimin e qeverisë për nënshtetësi të dyfishtë. Në kabinetin e ministrave më 1 nëntor, u vendos që ndryshimet për shtetësinë e dyfishtë të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shkruan MekuliPress.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ndryshimi i ligjit lejon norvegjezët të mbajnë shtetësinë e tyre norvegjeze, edhe nëse bëhen shtetas të një vendi tjetër. E njëjta gjë do të zbatohet për shtetasit e huaj që plotësojnë kushtet për marrjen e nënshtetësisë norvegjeze.

Qytetarët norvegjezë, që kanë humbur shtetësinë e tyre norvegjeze kur u është dhënë shtetësia në një vend tjetër, lehtë mund të rifitojnë shtetësinë e tyre norvegjeze.
Pra, të gjithë shqiptarët që kanë qenë të detyruar të lirohen nga shtetësia e Kosovës për të fituar shtetësinë norvegjeze, që nga 1 Janari 2020 mund të rifitojnë shtetësinë e tyre nga shteti i Kosovës, gjithsesi nëse parashtrojnë një kërkesë të tillë para autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, sqaron MekuliPress.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...