Organizata Botërore Sioniste i ka propozuar qeverisë izraelite, konkretisht ministres së Imigrimit dhe Asimilimit Pnina Tamano-Shata, një plan për të zhvendosur drejt Izraelit hebrenjntë e Francës. Zv.drejtori Ekzekutiv i Organizatës Yaakov Hagoel ka deklaruar se hebrenjtë francezë me shumë gjasë do të largohen nga Franca drejt vendeve të tjera të botës.  Në këto kushte Izraeli duhet të përpiqet sa më shumë që të pranojë një numër të madh prej tyre.

Situata në Francë po përkeqësohet përditë. Situata ekonomike po përkeqësohet, antisemitizmi në Francë është në rritje dhe Franca po dorëzohet ndaj xhihadit ekstrem islamik, citohet Hagoel.

Plani parashikon zhvendosjen e 50 mijë anëtarëve të komunitetit hebraik të Francës dhe brenda disa viteve ky numër mendohet të shkojë në 500 mijë njerëz. Sipas organizatës ky imigrim do të sjellë përgfitime të mëdha për Izraelin në të gjitha drejtimet, por Izraeli duhet të ndërmarrë disa masa.

Ju pëlqen!

Nuk dihet nëse plani ka gjetur mbështetje në TelAviv, por kjo praktikë është aplikuar në masë në vitet ’80 me imigracionin e madh të hebrenjve sovjetikë që u zhvendosën në masë drejt Izraelit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!