Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur të premten nivelin e rrezikut global nga coronavirusi. Vendimi e ka klasifikuar epideminë si të nivelit më të lartë pas përhapjes së sëmundjes edhe në Afrikën Subsahariane.

I vetmi rajon ku virusi nuk është shfaqur është Antarktida dhe deri më tani ka vrarë 2 800 njerëz në 84 mijë të infektuar. Vetëm në 24 orët e fundit, virusi ka prekur 9 vende të reja, por OBSH vlerëson se deri më tani virusi nuk përhapet lirisht, pra pa kontakt, çka jep shpresë për kufizimin e tij.

Në vende si Zvicra janë ndalur grumbullimet e më shumë se 1000 njerëzve. Nuk ka ende asnjë vaksinë, por as edhe një medicament që të sulmojë virusin. Alarmi i institucuoneve ndërkombëtare lidhet me faktin se askush nuk ishte i përgatitur për këtë që ndodhi dhe që provon dobësitë sistemike globale në përgjigje të sfidave të tilla.

Ju pëlqen!

 

Lexo po ashtu:  Emigracioni masiv, shqiptarët përbëjnë popullsinë e nëntë më të madhe në BE nga e gjithë bota, “konkurrojmë” me Indinë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!