Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve

Sipas raportit të ORCA-s UP-ja me 3.3 milionë do të mund të punësonte 247 profesor asistent.

“Disa nga format që cenojnë integritetin akademik janë shitblerja e notave, blerja e temës së diplomës dhe avancime jo meritore. Me 3.3 milionë UP do të mund të punësonte 247 profesorë asistentë që mund  të rriste prej 50% të stafit ekzistues. UP-ja gjatë vitit 2017/2018 ka shpenzuar 3.368.25 milionë euro për mbi norma dhe bashkëpunëtorë të jashtëm”.

Sipas koordinatorit të ORCA-s, Dibran Hoxha, tha se 16 profesorë  i kanë të vjedhura punimet shkencore.

“Viti 2017 ishte viti më i suksesshëm i UP-së ku ka publikuar 220 punime shkencore. Nga 465 profesorë, 276 profesorë nuk i justifikojnë titujt akademikë në vitin 2018. 16 profesorë i kanë vjedh punimet shkencore. Disa nga profesorët që akuzohen për plagjiaturë janë Sabri Hamiti dhe Hajredin Kuçi. 35 persona që kanë pozita udhëheqëse po dalin të jenë të përfshirë në 6 universitetet publike”, tha ai

ORCA ka hulumtuar se kandidatët për deputetë nga të gjitha partitë punojnë dhe në universitete.

“PDK-ja ka 11 kandidatë, LDK-ja ka 11 kandidatë , AAK-PSD 7 kandidate dhe LVV 5 kandidate që punojnë si profesorë apo si asistent në Universitetet Publike.

Sipas raportit studentët e FNA për literaturë shpenzojnë mesatarisht 49.6 euro për semestër