Victor Orban i Hungarisë është pritur me nderimet më të mëdha në Serbi ku edhe ka marrë edhe Urdhërin e Republikës të Serbisë nga presidenti serb Aleksander Vuçiç.

Me krenari të madhe ia akordoj këtë medalje një miku të madh të Serbisë. Falenderoj presidentin e Hungarisë për kontributin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh mes të dyja vendeve…Ne nuk kemi patur asnjëherë një mik më të madhe sesa Janosh Huniadi(Hunyadi Janos), u shpreh Vuçiç.

Nga ana e vet Orban ka vlerësuar maksimalisht nderin që i është bërë nga Beogradi në një vizitë që vjen pak ditë pasi në Bosnje u paralajmërua për lobim të Serbisë dhe Kroacisë në Francë dhe Hungari për shtrijen e misionit EuFor. Në fjalën e tij, cituar nga mediat serbe, Orban ka zbuluar një lloj relacioni strategjik mes Hungarisë dhe Serbisë, në një plan rajon veprimi.

Ju pëlqen!

Hungaria dhe Serbia kanë një mision të përbashkët: të mbrojnë derën jugore të Europës, tha ai.

Pa saktësuar se çfarë bëhet fjalë, komenti i Orban lidhet me imigrimin dhe ndikimet e Lindjes që është bërë e qartë që me krizën e vitit 2015. Ky lloj bashkëpunimi i jep tjetër sfond edhe nismave të tjera rajonale ku aderon dhe drejton Serbia, që supozohet se janë një aneks i një aksi që po duket se po lidhet me vendet e Vishegradit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.