Pas një rekord të ri të lartë në detin Mesdhe, Oqeani Atlantik i Veriut arriti nivelin e tij më të nxehtë të shënuar ndonjëherë në këtë periudhë.

Në një raport të publikuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së thuhet se është 24.9 gradë Celsius.

Për studiuesit rekordi është veçanërisht befasues pasi vjen në fillim të vitit. Zakonisht Atlantiku i Veriut arrin temperaturën maksimale në fillim të shtatorit.

Ju pëlqen!

Temperatura e sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut pritet të vazhdojë të rritet gjatë muajit gusht, për këtë arsye studiuesit presin një thyerje tjetër rekordi.

Ky konstatim vjen pasi shkencëtarët konfirmuan se korriku është shënuar muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, situatë e cila ka prekur miliona persona.

Që nga muaji mars, që kur Atlantiku i Veriut fillon të ngrohet pas dimrit, temperaturat në përgjithësi kanë qenë më të ngrohta se vitet e kaluara, me ndryshimin më të theksuar javët e fundit.

Oqeani është bërë një pikë emblematike vëzhgimi për ngrohjen e ujit të detit në mbarë botën për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë.

Lexo po ashtu:  Termeti, Ja se si infermieret e materniteteve vrapuan për të shpëtuar foshnjet e porsalindur që gjendeshin në inkubatorë- Heroina të vërteta

Eksperti vuri në dukje se oqeanet kanë thithur 90% të nxehtësisë së tepërt të prodhuar nga aktiviteti njerëzor që nga përfundimi i epokës industriale.

Në shkallë globale, temperatura mesatare e oqeanit ka përmirësuar rekordet sezonale të nxehtësisë në baza të rregullta që nga prilli.

Pak ditë më parë Deti Mesdhe arriti temperaturën e tij më të lartë rekord të regjistruar ndonjëherë, mes një vale të jashtëzakonshme të nxehtit në Evropë.

Rekordi prej 28.71 gradë Celsius u njoftua nga Instituti Spanjoll i Shkencave Detare, i cili analizoi të dhënat nga satelitët e përdorur nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës, Copernicus./topchanel/

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!