Sadri Ramabaja
Në këtë konglomerat interesash, i kombinuar me mundësinë e mënjanimit të Rusisë nga kjo hemisferë e interesave gjeopolitike perendimore (amerikane e europerendimore), Serbia e sheh veten tutje si lojtarë me peshë specifike.
Ajo po taktizon për t’u rikthyer në fushbetejën e të mëdhenjëve për dominim si faktor që çon peshë për rajonin. Prandaj nuk përjashtohet mundësia fare që, në momentet e fundit, ajo të rreshtohet pro Perendimit, duke e rikthyer lavjerrësin e historisë tek fillet e Luftës së Lindjes (1875), me kushtin që të marrë garancione për zgjerim në perendim, që d.t.th për aneksimin e Republikës Serbska.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, më 25.07. 2022, sikur paralajmroi mundësinë e rreshtimit serb pro Perendimt. Ai në deklaratën që u citua nga shumë media, nuk hezitoi të përkujtojë presidentin serb se, “nuk ka alternativa të tjera”, shkruanin mediat serbe. [5]
Në përputhje me këtë gjakim të Perendimit, mentorët e Vuçiqit, duke qenë të vetëdijshëm se elita politike shqiptare, respektivisht tajkunët që mbajnë peng këtë klasë të papërgjegjshme, ka vite që kanë investuar që veriun e Kosovës ta shndërrojnë në mollë sherri, jo vetëm në raportet Kosovë-SHBA, por edhe në ato brendashqiptare.
Vizitën e pompuar të dyshes opozitare kosovare — Krasniqi & Abdixhiku në SHBA, sa edhe heshtjen ogurzezë të Tiranës zyrtare për gjendjen e krijuar në veriun e Kosovës dhe paralajmrimin e luftës, prandaj jam i prirë t’i shikoj disi në prizmën e garës së bukurosheve në konkursin për mis, e që objektiv kanë “grabitjen” e bandillit qoftë ai edhe bandit, mjafton që ato ta gëzojnë “natën e gjerdekut”, rspektivisht pushtetin për ca vite.
Kjo çoroditje e klasës politike shqiptare, respektivisht e një pjese të saj, po ndodhë meqë, duket se krerët e saj me kohë kanë marrë arratinë nga idealet fisnike të rilindasve tanë. Prandaj ata Shtetin nuk e shohin si konstrukt të qëllimit racional: një institucion që garanton mbrojtjen dhe interesat e qytetarëve, rrjedhimisht të Kombit, por vetëm si mundësi për ta gëuzuar pushtetin.
Gjeneratat që punuan në krijimin e Shtetit Shqiptar, por edhe ajo armatë idealistësh që ishte e angazhuar për gati dy dekada në projektin e krijimit të UÇK-së, udhëhiqeshin nga koncepti i racionalitetit të pastër, duke krijuar parakushte reale për dominim të racionalitetit politik në dobi të Lirisë. Ky koncept, tashmë ka ardhur koha, të rikthehet me fuqinë e tij, duke përjashtuar riciklimet e forcave të paparashikueshme të politikës.
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!