Politika vulgare

Opozita ka te drejte, qe besa, meritat per keta 200 e kusur milionet qe SHBA-te po ia dhurojne Kosoves i takojne vetem – opozites.

Kësaj opozite i takon edhe merita qe SHBA-te ia paten shkurtuar perkrahjen financiare Kosoves per shkak te korrupsionit masiv qeveritar (atehere kjo opozite ishte ne pushtet).

Ju pëlqen!

Por nese ia nisim me parimin e rrahagjokesise se kush per çka ka merita, atehere: Hashim Thaçi vetem e ka lexuar deklaraten e pavaresise sepse idene e pavaresise e ka prezantuar Ibrahim Rugova ne fillim te viteve 90-te, por as Rugova nuk ka asnje merite sepse idene e Kosoves Republike e ka permendur ne fund te viteve 60-te prokurori Rezak Shala, e para tij Adem Demaçi, ama as ky s’ka merita sepse Hasan Prishtina angazhohej per nje shtet shqiptar ne Ballkan, por harrojeni edhe kete, ngase Skenderbeu qe nisur ne vjeshten e vitit 1448 per te marre pjese ne Betejen e Dyte te Kosoves kunder osmaneve, por siç ndodh shpesh ne historite e lavdishme shqiptare, edhe i lavdishmi Skenderbe nuk arriti ne fushebeteje sepse u kurthua ne disa ngaterresa lokale me bajraktare shqiptare gjate udhes per ne Fushe Kosove.

Megjithate, meritat per 200 e kusur milione dollaret e SHBA-ve per Kosoven i perkasin Skenderbeut, nese nuk proteston kali i tij./Enver Robelli/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.