“Nëpërmjet një bashkëpunimi të mirëfilltë duke bërë përpjekje të vënies anash interesave personale por edhe interesave partiake. Mendoj që opozita e sotme ka shumicën demokratike të votave gjithashtu e ka edhe një ekspertizë edhe potencial shumë më të madh për me i kthy proceset mbarë”, tha Kusari-Lila.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, duke shprehur shqetësimin për situatën në vend, ka thënë se me këtë lloj qeverisjeje asgjë për të mirë nuk ka shansë të ndryshohet.

Siç tha ajo, për të mos u rënduar situata, e cila edhe ashtu është rënduar mjaftueshëm, duhet që sa më parë të shkohet në zgjedhje.

“Me këtë qeveri dhe me këtë lloj qeverisjeje, nuk ka mundësi që të ndryshohet për të mirë, në asnjë formë. Për shkak se prej ditës parë të qeverisjes këta as nuk e kanë pasur idenë, por as nuk e kanë qëllimin e mirë për me i rregullu gjanat për t’mirë në nivel vendi”, tha ajo.

Kusari-Lila: Sa më parë të caktohet data e zgjedhjeve

Sipas Kusarit, qëllimi i koalicionit PAN, nuk ka qenë mirëqeverisja por ndarja e pushtetit dhe shfrytëzimi i saj për interesat e veta personale.

“Gjatë qeverisjes Haradinaj, përveç faktit që keqpërdorimi i parasë publike është bërë në mënyrë transparente dhe këtu ka qenë e mira në fakt që e kemi kuptu se cilin model të qeverisjes kurrë nuk duhet me apliku më në Kosovë”, tha ajo.

Kusari, ka thënë se koalicioni PAN, na kanë tregu se çfarë nuk duhet më të ndodhë në Kosovë.

“Kosova nuk mundet me qenë peng i interesave të partive politike, me këtë rast të partive në pushtet dhe se shkuarja në zgjedhje është e vetmja mënyrë që të shpëtohet ky vend sa më parë”, tha ajo.

Sipas deputetes së Alternativës, ekziston shpresa për t’u bërë më mirë natyrisht me ndryshimin e kësaj strukture politike.

Ajo tha se, sa më parë duhet të caktohet data e zgjedhjeve, për ndryshimin e kësaj strukture qeverisëse.

Qeveria e radhës do t’duhej të ishte e përbërë nga opozita e sotme

Kusari, përmendi edhe prioritetët që duhet t’i ketë qeveria e ardhshme.

Sipas saj, qeverisja e re duhet të ketë objektiva të qarta dhe lehtësisht të realizuara.

“Qeveria e rradhës do t’duhej të ishte e përbërë nga opozita e sotme, duhet të ketë disa objektiva shumë të qarta, të cilat janë të mirë menduara në mënyrë që të kthehet një stabilitet mikrofinanciar por gjithashtu edhe t’i kthehej normaliteti qeverisjes dhe proceseve në Kosovë”, tha ajo.

Ajo shtoi se qeveria e re që do të krijohet, me gjasë do të ketë më shumë potencial nga çka kjo qeveri për t’i kthy proceset mbarë.

“Nëpërmjet një bashkëpunimi të mirëfilltë duke bërë përpjekje të vënies anash interesave personale por edhe interesave partiake. Mendoj që opozita e sotme ka shumicën demokratike të votave gjithashtu e ka edhe një ekspertizë edhe potencial shumë më të madh për me i kthy proceset mbarë”, tha Kusari-Lila.

Deputetja e Alternativës, theksoi se kolegët e saj opozitar duhet të jenë të vetëdijshëm për atë se çfarë ka ndodhur dhe se duhet marrë mësim për të vepruar ndryshe, në të kundërtën e asaj që është bërë deri tani.

Ajo tha partitë opozitare i karakterizon uniteti përtej asaj çfarë ka ndodhur nëpër degët e partive të tyre.

Qëllimi është: Rrëzimi i qeverisë Haradinaj

“Ndonjëherë, edhe vet brenda partive të opozitës nuk ka unitet gjithmonë, kujtojmë këtu disa degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, apo ato të Vetëvendosjes, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të gjindet interesi përbashkët për unifikim që të ndodh rrëzimi qeverisë Haradinaj dhe krijimin e një qeverie të re”, tha Kusari.

E gjitha kjo, ngase sipas saj, shteti ka pësuar ngecje dhe duhet urgjentisht intervenim korrekt, i ndershëm dhe me përgjegjësi.

”Po besoj që duhej të ishim të vetëdijshëm tash, flas për kolegët e mi të partive tjera opozitare, që e kemi seriozisht edhe në fjalë por edhe në vepra që nuk do të lejojmë hapësirë për shtyrje të interesit politik para atij shtetëror. Më shumë se kurrë ka nevoj për shtyrje të interesit shtetëror. Ndërsa, interesi i partive politike duhet të jetë në radhë të dytë ose të tretë, për shkak se shumë procese për Kosovën janë rreziku duke filluar prej mbarëvajtjes së brendshme, funksionimit institucional dhe deri tek prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare që në fakt asnjëherë s’e kemi pasur kaq keq qoftë reputiacionin apo nivelin e integrimit të organizatave ndërkombëtare”, tha Kusari.

Taksa e padobishme

Deputetja Kusari-Lila, tha se vënia e taksës nga qeveria Haradinaj për produktet serbe, është e pakuptimtë dhe pa objektiv të qartë.

“Vënia e taksës do t’kishte kuptim sikur t’kishte objektiv të qartë të realizimit. Vendosja e taksës ose mbajtja e taksës me kokëfortësi pa një plan B nuk e shoh si vendim i cili po i bën dobi shtetit të Kosovës përderisa e ke një qeveri me shpenzime të cilat janë rrit në të gjitha nivelet. Si rrjedhojë nuk shohim ndonjë vlerë të shtume për stabilitetin financiar të vendit inkasimi i taksës. Edhe prapë po shihet që produktet serbe po zëvendësohen me produktet e vendeve të tjera, p.sh u rrit importi nga Shqipëria e nga shtetet tjera kështu që mund të ketë disa sektor të prodhimit që do t’kenë përparësi por gjithashtu mungesa e rendit e të ligjit përfshi këtu mungesën e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit nuk I ndihmojnë fare ekonomisë vendore prandaj taksa do t’kishte kuptim sikur t’kishte një objektiv të qartë dhe t’matshme qoftë zbatimi i marrëveshjeve të energjisë apo marrëveshjeve të tjera, gjë që nuk e ka bërë qeverisja Haradinaj. Ndoshta për shkak se si duket proces shumë i komplikuar për ta dhe për këtë arsye kanë shku me një masë populiste pas të cilës po mbahen tash. Unë mendoj që qytetari i Republikës është duke pritur me padurim e pret momentin kur do të vijë koha që t’kemi një ndryshim në qeverisjen aktuale”, tha ajo.

Grupi negociator nuk kishte përgatitje të mirëfillta

Kusari, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke shpallë të jashtëligjshme Grupin Negociator të përbërë nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ka qenë mëse i drejtë ngase aty, qysh në fillim, nuk ka pas seriozitet.

“Nuk ka tingëllu prej fillimit kur ka fillu trajtimi dhe diskutimi për shkak se marrja e kompetencave të organeve si qeveria është parë me skepticizëm dhe unë qysh kur u kriju në fakt e kam pa me skepticizëm prandaj s’e kom votu as s’e kam mbështet këtë kompezicion. Ndaj, konsideroj që vendimi i Gjykatës Kushtetuesë është i drejtë dhe siç është parë shumë pak ka pas kontestuese në drejtim të Gjykatës”, tha Kusari.

Ajo, shtoi se qeveria e ka sjellë në Kuvend dhe e kanë votu një organizim ose një trup i cili jashtëligjshëm ka synu me përfaqësu Kosovën.

“Dorën n’zemër, Grupi Negociator nuk ka pas përgaditje të mirëfillta as në nivelin politik e jo vetëm atë të ligjshmërisë për shkak se ky ekip tash e sa muaj që ka ekzistu, asnjë takim nuk e kanë patur me palën tjetër. Kanë pasur takime me Mogherinin, por jo me palën serbe për t’i shërbyer qëllimit për të cilin janë formu”, tha Kusari.

Bota sot

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]