Mbrëmë, një 21 vjeçari, në fazën e hershme të humbjes së aftësisë së të folurit, të lëvizshmërisë së dorës dhe këmbës së djathtë, i është kryer trombektomia mekanike (heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike), rasti i dytë në Kosovë.

Ky intervenim është kryer në Klinikën e Radiologjisë, në bashkëpunim me Klinikën Emergjente, Klinikën e Neurologjisë dhe atë të Anestezionit, ku pas procedurës së kryer tek pacienti rezultoi me kthimin e menjëhershëm të lëvizshmërisë së humbur të gjymtyrëve.

Ekipi mjekësor përbëhej nga radiologët, Dr. Bujar Imeri, Dr. Ilir Bejta, Dr. Jeton Shatri udhëhequr nga Dr. Bujar Gjikolli, përkrahur nga ekpi i anestezionit Dr. Arjan Ademi, anestezisti Tafil Gashi, Dr. Nerxhivane Halimi, Dr. Gazmend Hasbahta dhe Dr. Shkëndije Nuza.

“Me këtë procedurë po stabilizohen shërbimet e neuroradiologjisë intervente në Klinikën e Radiologjisë, duke ofruar mundësi pacientëve kosovarë të cilët këto shërbime nuk i kanë pasur më parë. Për realizimin e këtyre procedurave, sistemi i shërbimeve shëndetësore në Kosovë duhet të jetë efektiv dhe reagimi duhet të bëhet para kalimit të dritares kohore prej 4-5 orëve nga fillimi i sulmit iskemik në tru”, thuhet në komunikatën e dërgua