OnePlus tha se Nord do të jetë telefoni me koston më të përballueshme krahasuar me modelet ekzistuese OnePlus 8 dhe 8 Pro. Telefoni debuton fillimisht në Evropë dhe Indi.

Telefoni i rangut të mesëm paralajmëruar nga OnePlus do të debutojë zyrtarisht në një aktivitet virtual më 21 Korrik bëri të ditur kompania.

OnePlus tha se Nord do të jetë telefoni me koston më të përballueshme krahasuar me modelet ekzistuese OnePlus 8 dhe 8 Pro. Telefoni debuton fillimisht në Evropë dhe Indi.

Ju pëlqen!

Edhe pse debutimi është disa ditë larg, tashmë kemi një ide të mirë për formën që do të ketë OnePlus Nord. Përveçse konfirmoi emrin, OnePlus zbuloi edhe se smartfoni do të fuqizohet nga Snapdragon 765 5G dhe kushton më pak se 500 dollarë.

Kur një imazh i një prototipi u shfaq në një video të fundit të OnePlus, vihet re një sistem i dyfishtë kamerash selfie me prerjen “hole-punch.” Ndërsa pjesa e pasme ka një panel vertikal kamere.

Lexo po ashtu:  Ismail Kadare mbi dëmin që perandoria osmane i ka bërë gjuhës shqipe

Nga informacionet jozyrtare spekulohet se telefoni ka ekran 6.55-inç OLED me frekuencë 90Hz, 6GB RAM, 128GB memorie, bateri 4,300 mAh dhe karikim 30W.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!