E shpejtë, e shijshme dhe mbi të gjitha e shëndetshme – recetë nga dietologia Rolina Naço

Përbërësit
2 lugë supë vaj ulliri
400gr. spinaq
2 qepë, të freskëta, të prera hollë
2 lugë supë kopër, të prerë hollë
6-7 Vezë
100g. djathë i bardhë i thërrmuar

Hidhni vajin në një tigan dhe hidhni qepën e freskët për 2 minuta. Shto spinaqin dhe sa të zbutet shtoni kripern, piperin dhe koprën. Rrihni vezët duke ju shtuar pak ujë të ftohtë , kripë, pipër. Siper spinaqit shtoni djathin dhe përzjerjen e vezëve. Ulni nxehtësinë,  mbuloni me kapak dhe lëreni 3-4 minuta.
Me ndihmën e një pjate, kthejeni atë për të gatuar dhe në anën tjetër për 3-4 minuta.