Në cilindo vend të botës, ka një fije që lidh korrupsionin: fshehtësia. Paul Massaro, këshilltar i Komisionit dypartiak të Helsinkit në Kongres, thotë në një bisedë me POLITICO se nuk ka asnjë mënyrë për të mposhtur korrupsionin pa ekspozuar flukset e parave.

Massaro shpjegon se krizat e jashtme dhe ato të brendshme janë të lidhura me njëra-tjetrën. Rrjete të tëra korruptive kërkojnë mundësi në Perëndim që të fshehin gjurmët. Mundësia janë lobistë, avokatë, profesionistë të pasurive të paluajtshme, kontabilistë etj.

Dhjetë për qind e PBB-së botërore mbahet në llogaritë offshore: Unë dua që njerëzit të kuptojnë përmasat masive të kësaj çështjeje. Por nuk janë vetëm paratë: është njëkohësisht humbje e demokracisë, është abuzim me gjykatat, është i gjithë sistemi ynë”.

Ju pëlqen!

Sistemet që e bëjnë të mundur fshehjen e parave

Amerika është një nga juridiksionet më të mëdha të fshehtësisë në botë, dhe po ashtu edhe Britania e Madhe. Ata nuk janë parajsa fiskale, janë juridiksione të fshehtësisë. Nëse këto dy juridiksione nuk do ta ofronin këtë mundësi, do të eliminohej 70 për qind e problemit pikërisht aty: të gjitha 200 firmat kryesore ligjore globale në botë janë anglo-amerikane.

Irlanda është ndoshta parajsa tatimore më e rëndësishme e korporatave në botë, por nuk ka asnjë rol në biznesin e juridiksionit të fshehtësisë. Kështu që sipas Massaros, për të luftuar korrupsionin duhen sulmuar si parajasat fiskale, edhe juridiksionet që garantojnë fshehtësinë.

Kazakistani dhe regjimi i Nazarbajevit, ishte pionier i shumë preja taktikave kleptokratike që shohim sot në mbarë botën, çka e bëri një nga shembujt e hershëm të diktaturës moderne.

Askush nuk ka më shumë përbuzje për popullin e vet se kleptokratët: Ata as nuk duan të jetojnë në vendet që drejtojnë! Ata duan të jenë në Miami dhe duan të jenë në Riviera, në lagjet e këndshme të Londrës, e kështu me radhë e kështu me radhë. Dikush në fakt do të priste që populli kazak të humbiste durimin shumë më herët se sa ata. Ata nuk e bënë kryesisht për shkak të bashkëpunimit të Perëndimit në fshehjen e këtyre parave dhe mbulimin e shkeljeve financiare”.

Rusia ka pabarazinë më të madhe të pasurisë. Ka shumë miliarderë dhe ideja për të pasur një lloj klase të mesme dhe klasë të mesme të lartë, është zhdukur.

Rusët e urrejnë korrupsionin si të gjithë. Ajo që e kërcënon më së shumti Putinin është frika se mund të provohet korrupsioni i tij, sepse do të rrëzonte thelbin e filozofisë së tij politike që është “Keni nevojë për mua dhe këtë e dini. Jam i vetmi që qëndroj mes jush dhe Perëndimit decadent”. Në fakt, të gjithë miqtë e tij jetojnë në Perëndim, e gjithë pasuria e tij është në Perëndim. Propozimi im modest është që të sanksionohen të gjithë oligarkët. Nëse vërtet i detyroni këta djem të jetojnë në sistemin që kanë krijuar, ata do të kërkojnë reforma”.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.