Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar në mënyrë dërrmuese duke aprovuar një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ajo bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Ukraina dhe një ndalesë për të luftuar.

141 vende votuan në favor të mocionit, 32 abstenuan dhe 7 (duke përfshirë Rusinë) votuan kundër. Votimi i Kombeve të Bashkuara erdhi një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit. Vota e OKB kërkoi paqe sa më shpejt të jetë e mundur.

Rezoluta riafirmoi mbështetjen për “sovranitetin” e Ukrainës dhe “integritetin territorial”, duke refuzuar çdo pretendim rus për pjesët e pushtuara të vendit. Kjo pasi në shtator, deputetët në Moskë votuan të aneksojnë në mënyrë të paligjshme 4 rajone të Ukrainës.

Ju pëlqen!

OKB gjithashtu kërkoi “që Federata Ruse menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të tërhiqte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht” dhe apeloi “për ndërprerje të armiqësive”.

Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por mban peshë politike. Rezoluta u miratua në mënyrë dërrmuese nga shumica e kombeve, por kishte disa abstenime të dukshme. Kina, India, Irani dhe Afrika e Jugut ishin midis 32 vendeve që abstenuan. 7 vendet që votuan kundër ishin Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Mali, Nikaragua dhe Siria.

Lexo po ashtu:  Qyteti antik i Butrintit, destinacioni perfekt për ta vizituar
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!