Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se një e treta e të gjitha grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre.

Sipas tyre, gjysmës së grave të prekura nga ky fenomen në të gjithë botën, u është ushtruar dhunë nga partnerët ose familja.

Të dhënat u publikuan të hënën e sotme, në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Sipas raportit, numri i saktë i përdhunimeve dhe sulmeve seksuale është vështirë të dihet për shkak të frikës së shpeshtë të viktimave që t’i raportojnë ato.

Megjithatë, thekson raporti, rreth 15 milionë vajza adoleshente në të gjithë botën kanë pasur seks të detyruar në një moment të jetës së tyre.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndër shkeljet më të përhapura dhe më shkatërruese të të drejtave të njeriut, por shumë shpesh nuk raportohet për shkak të pandëshkueshmërisë, turpit dhe pabarazisë gjinore”, citon Rel raportin e publikuar nga Kombet e Bashkuara ditën e sotme.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...