Ne nuk mund t’ua dorëzojmë hapësirat tona virtuale atyre që trafikojnë gënjeshtra, frikë e urrejtje“, tha sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në një deklaratë që shënoi fillimin e fushatës së titulluar “Verifikuar”.

Edhe më parë shefi i OKB-së ka ngritur alarmin për diskriminimin në rritje, gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobinë në lidhje me pandeminë, shumica nxitur nga platformat në internet. Teoritë që i mëshojnë keqinformimit dhe komploteve përhapen më shpejt në internet si dhe përmes aplikacioneve që përdoren për mesazheve..

Ju pëlqen!

Ata që dezinformojnë krijojnë histori me përmbajtje të rafinuar që mbush zbrazëtirat e informacionit, aty ku shkenca nuk ka përgjigje“, tha shefja për komunikimin në OKB Melissa Fleming gjatë nisjen së fushatës që u bë virtualisht.

Ata ofrojnë premtime për kura që të shërojnë pa pasur asnjë provë se mund të përfitosh prej tyre, që mund të jenë edhe të dëmshme. Ata janë të kujdesshëm të japin informacione të cilat lidhen me frikën që kanë njerëzit, duke i bërë apel nevojës së tyre për përgjigje ose për të gjetur një fajtor“.

Fushata e OKB-së synon të arrijë tek miliona njerëz në të gjithë botën me informacione në disa gjuhë rreth COVID-19. Ajo do të mbështetet tek ata që quhen “vullnetarët e informacionit” të cilët do të shpërndajnë informacione të përditshme tek komunitetet e tyre.

Njerëzit janë të uritur për informacion të cilit mund t’i besojnë dhe ata po u kthehen institucioneve e shkencëtarëve në një mënyrë të cilën nuk e kemi parë prej dekadash“, tha zonja Fleming.

“Verifikuar” do të reklamojë gjithëaq ato paketa të rimëkëmbjes ndaj COVID-19 që adresojnë krizën klimatike si dhe shkaqet bazë të varfërisë, pabarazisë dhe urisë.

OKB po bashkëpunon me “Purpose” një organizatë që merret me mobilizimin social si dhe ata njerëz të cilët kanë ndikim në mediat sociale, shoqërinë civile, biznes e media për të shpërndarë materiale si dhe do të punojë me platformat e medias sociale për të çrrënjosur urrejtjen dhe komentet e dëmshme që lidhen me COVID-19.

Njerëzit mund të regjistrohen si “vullnetarë të informacionit” ose të lexojnë më shumë rreth këtij projekti në 9 gjuhë të ndryshme në adresen në internet: https://shareverified.com/en

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!