Ekstradimi i shtetasit turk Harun Çelik drejt Turqisë është realizuar me përfshirjne e shërbimit sektret turk. Kështu raporton Anadolu Agency e cila përcjell edhe një material video me këtë rast nga Rinasi. Policia e Shtetit e Shqipërisë i ka thënë Agjencisë në fjalë se Çelik është kapur në Rinas me dokumente false, por është esktraduar pasi ka kryer dënimin e vet.

Agjencia e përshkruan Çelik si person që ëhstë pjesë e organizatës FETO, e cila në Turqi është shpallur si organizatë terroriste. Pra eventualisht dënimi për personin mund të jetë maksimal dhe nuk dihet nëse ai ka dhënë pëlqimin për këtë ekstradim. Mbetet shumë e dyshimtë procedura e ndjekur në këtë rast sidomos kur merr parasysh se në Shqipëri me leje qëndrimi janë edhe muxhahedinë e organizatës MEK nga Irani, vend me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike të nivelit më të lartë të përfaqësimit.

Standardi i aplikimit të ligjeve është qartazi I dyfishtë dhe kjo nuk mund të kalojë pa u vënë re për një vend karagjoz si ky yni. Në çdo rast situata e krijuar ka shpjegimin e vet objektiv: oferta bujare turke për ndërtimin e 500 banesave në Laç ka patjetër dispozitat rezervë të vetat. Se badihava nuk ndihmon njeri në këtë dynja.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.