Edhe pse të gjithë politikanët kryesorë në Shqipëri dhe Kosovë uruan djemtë shqiptarë të Zvicrës, për fitoren historike ndaj Serbisë në Botëror, mungoi urimi i kryeministrit Edi Rama.

Ky njeri, që nuk lë asnjë moment pa shfrytëzuar për të marrë vëmendjen, duke u bërë nacionalist qesharak sa herë i duhet, nuk tha asnjë fjalë, edhe pse çdo shqiptar e kishte këtë çështjen kryesore të diskutimeve.

Por sot, i pyetur nga ndjekësit në rrjetet sociale se përse nuk reagoi, ai sërish reagoi si miku i ngushtë i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit, duke thënë se nuk donte t’i frynte zjarrit.

Ju pëlqen!

“Nuk jam kryeministri i Zvicrës, por i Shqipërisë. Nëse do ndaja dy shqiptarët që ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe. Çfarë do të bëja? Do t’i përdorja për politikë? Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze. Do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak. Nacionalizimi është sa qesharak edhe i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme dhe kush e bën këtë me vjen keq. Nuk mund të shkëputen dy shqiptarë, që janë qytetarë të një shteti si Zvicra. Dhe nuk mund të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike. Sa i përket sanksioneve, lidhen me politikën e FIFA-s. E dini shumë mirë që është politikë strikte për të mos cenuar kuadrin sportiv nga asnjë lloj nuance politike,” tha Rama.

Çfarë e pengon realisht Edi Ramën të bëjë një reagim?!

Arsyeja është e thjeshtë. Jo vetëm shqiptarët, por edhe protestuesit e shumtë në Mal të Zi e kanë kuptuar. Rama dhe Vuçiç janë bashkë dhe punojnë për një qëllim: që bota serbe të dominojë në rajon.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!